Hoxha pret Arbër Gashin: Rrënjët tona të gjalla kudo ku jetojnë shqiptarë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Tiranë me deputetin në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Tiranë me deputetin në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha e cilësoi Gashin si një histori suksesi dhe një figurë që përfaqëson me dinjitet shqiptarët në diasporë.

Hoxha theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, pavarësisht vendit ku jetojnë shqiptarët.

“Kënaqësi të takoja sot, në Tiranë, deputetin në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës. Arbëri, bir i Drenicës, është një histori suksesi dhe një shembull krenarie.

“Është dëshmi e qartë se rrënjët tona mbeten të gjalla kudo që jetojnë shqiptarët. Rrugëtimi dhe arritjet e tij tregojnë se identiteti ynë nuk humbet, përkundrazi, ai forcohet dhe pasurohet”, shkruan ai.

Ministri gjithashtu vuri në dukje rolin e diasporës në forcimin e lidhjeve dhe promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Shembuj të tillë të diasporës, jo vetëm të mirëintegruar por edhe të fuqizuar e aktorë në vijën e parë, janë frymëzim konkret për të gjithë ne: për të forcuar lidhjet tona, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për ta çuar përpara emrin e Shqipërisë e shqiptarisë në botë, me dinjitet dhe besim”, nënvizoi Hoxha.

/Marrë nga ATSH

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…

Global 360

Shiroka-Pula me thirrje për shqiptarët e Luginës: Bashkë në listë dhe bashkë në votim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…