Begaj vlerëson figurën e Eliot Engel: Mik i madh i shqiptarëve, do të mbetet i paharruar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi sot ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel atë si një ndër miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, ndërsa shprehu ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi sot ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel atë si një ndër miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, ndërsa shprehu ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta.

Kreu i Shtetit vuri në dukje në një postim në rrjetet sociale, rolin e rëndësishëm që Engel ka luajtur ndër vite në mbështetje të çështjes shqiptare, veçanërisht për Kosovën dhe në periudhat më sfiduese të historisë së kombit.

“Mik i madh i shqiptarëve dhe një derë gjithmonë e hapur për ta. Me mirënjohje të thellë, falënderojmë për gjithçka që bëri për Kosovën dhe për kombin shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira të historisë sonë”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai shtoi se figura e Engel do të mbetet e paharruar në kujtesën e shqiptarëve, si një mbështetës i palëkundur dhe një zë i fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

“Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të vyer, që qëndroi pranë nesh me përkushtim dhe guxim. U prehsh në paqe!”, përfundon mesazhi i Presidentit të Republikës.

Marrë nga ATSH

Spahiu takon të dërguarin e posaçëm të SHBA, Zampolli: Thellojmë bashkëpunimin në fusha me rëndësi strategjike

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, njëkohësisht e propozuar për ministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, zhvilloi sot një takim me…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu takon të dërguarin e posaçëm të SHBA, Zampolli: Thellojmë bashkëpunimin në fusha me rëndësi strategjike

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, njëkohësisht e propozuar për ministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, zhvilloi sot një takim me…