Begaj- Portolano: Italia, mbështetje për modernizimin e Forcave të Armatosura

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në takim Gjeneral Luciano Portolano, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë.


Presidenti Bajram Begaj, priti sot në takim Gjeneral Luciano Portolano, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë.

Gjatë takimit Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, kontributin e vyer të Italisë në procesin e integrimit Euroatlantik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në transformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare përmes edukimit, trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse.

Begaj e vuri theksin tek bashkëpunimi mes dy vendeve në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së, ku trupat shqiptare dhe italiane kanë shërbyer së bashku në operacione në Afganistan, Kosovë, Letoni, Bullgari dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjithashtu, shprehu mirënjohje për kontributin Italisë dhe për mbështetjen e dhënë ndaj trupave shqiptare.

Gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e misionit KFOR për garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë e në rajon, duke e konsideruar atë si një prioritet strategjik për stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Italisë do të vijojë të forcohet më tej në funksion të sigurisë, paqes dhe prosperitetit të përbashkët”, tha Begaj.

Burimi ATSH

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…