Ibrahimaj: Investimet dhe bashkëpunimi në agropërpunim, kyçe për rritjen e eksporteve dhe integrimin në BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se rritja e standardeve të prodhimit dhe mbështetja e sipërmarrjes në bujqësi dhe agropërpunim janë thelbësore për integrimin e vendit në tregun e Bashkimit Evropian.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se rritja e standardeve të prodhimit dhe mbështetja e sipërmarrjes në bujqësi dhe agropërpunim janë thelbësore për integrimin e vendit në tregun e Bashkimit Evropian.

Gjatë një ndalese në një sipërmarrje të përpunimit të vajit të ullirit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të kabinetit qeveritar, Ibrahimaj u ndal te nevoja për rritjen e pagave në bujqësi, nxitjen e investimeve dhe forcimin e skemave mbështetëse për sektorin.

Mbi 70 përfaqësues të fabrikave të përpunimit të vajit të ullirit janë bashkuar në një konsorcium të vetëm, duke krijuar një model të ri bashkëpunimi që synon uljen e kostove dhe rritjen e fitimeve.

Sipas ministres Ibrahimaj, kjo nismë do të mbështetet nga qeveria dhe pushteti vendor përmes një programi të ri kombëtar, të quajtur “Dyfisho ndërmarrjen”, i cili do të financojë bizneset me plane konkrete zhvillimi.

Ibrahimaj theksoi se ky model përfaqëson një shembull të suksesshëm të investimeve në teknologji moderne, duke përfshirë makineri të viteve të fundit që mundësojnë prodhimin e vajit cilësor me potencial të lartë eksporti.

“Procesi i integrimit në BE është një proces transformimi për të gjitha bizneset. Jo vetëm bujqësia, por edhe përpunimi duhet të arrijë standardet e kërkuara, në mënyrë që produktet shqiptare të jenë të tregtueshme në tregun evropian”, u shpreh ministrja.

Ajo nënvizoi se aktualisht vendi flet për eksporte drejt BE-së, por me anëtarësimin, këto standarde do të jenë të detyrueshme edhe për tregun e brendshëm. Për këtë arsye, sipas saj, është e domosdoshme që bizneset të nisin që tani investimet për të përmbushur këto kërkesa.

Në këtë kuadër, Ibrahimaj foli për një nismë të re për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila do të fokusohet në financimin e investimeve në makineri, automatizim dhe certifikime të nevojshme për rritjen e cilësisë së prodhimit.

Një tjetër element i rëndësishëm, sipas saj, është bashkëpunimi mes fermerëve dhe bashkive, përmes krijimit të strukturave të përbashkëta që do të mundësojnë përdorimin më efikas të tokës, akses në financim dhe zhvillim të kapaciteteve prodhuese.

Ministrja theksoi gjithashtu se eksportet e produkteve ushqimore shqiptare kanë shënuar rritje në vitet e fundit, duke reflektuar përmirësimin e cilësisë dhe investimet e vazhdueshme në sektor.

“Rritja e eksporteve tregon se produktet shqiptare po gjejnë kërkesë në tregjet e huaja dhe po përmbushin standardet e nevojshme”, tha ajo.

Duke u ndalur te niveli i pagave në bujqësi, Ibrahimaj u shpreh se ato mbeten të ulëta për shkak të strukturës së sektorit, ku dominojnë bizneset familjare. Ajo theksoi se qeveria ka lehtësuar barrën fiskale për këto biznese, duke hequr taksat për një pjesë të tyre.

Megjithatë, sipas saj, faza aktuale kërkon transformimin e këtyre bizneseve nga struktura të vogla familjare në ndërmarrje të mesme dhe të mëdha, me qëllim përfitimin maksimal nga integrimi në tregun evropian prej rreth 450 milionë konsumatorësh.

Ibrahimaj siguroi se qeveria do të vijojë mbështetjen për sektorin bujqësor dhe agropërpunues, duke e konsideruar atë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.

Burimi ATSH

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.