Ibrahimaj: Rritja ekonomike po përkthehet në rritje të pensioneve dhe mirëqenies së qytetarëve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot në Berat një bashkëbisedim me pensionistë, në kuadër të politikave të reja të mbështetjes dhe rritjes së pensioneve. Në takim ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot në Berat një bashkëbisedim me pensionistë, në kuadër të politikave të reja të mbështetjes dhe rritjes së pensioneve. Në takim ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

Gjatë takimit, ministrja Ibrahimaj theksoi se përmirësimi i skemës së pensioneve është rezultat i rritjes së qëndrueshme ekonomike, zgjerimit të punësimit formal dhe rritjes së numrit të kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore.

Ajo u shpreh se ekonomia shqiptare ka pësuar transformim të ndjeshëm në krahasim me periudhën e mëparshme, duke krijuar mundësi më të mëdha për politika sociale.

“Kur morëm detyrën, ekonomia ishte në vështirësi të mëdha, me borxhe të larta dhe hapësira të kufizuara për politika sociale. Sot kemi një ekonomi më të fortë, me rritje të punësimit dhe të të ardhurave”, tha Ibrahimaj.

Sipas saj, treguesit kryesorë ekonomikë kanë ndryshuar ndjeshëm, me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ulje të papunësisë dhe rritje të numrit të të punësuarve formalë.

“PBB-ja është rreth 27 miliardë euro, papunësia është ulur në rreth 8,3%, ndërsa numri i të punësuarve është rritur nga rreth 540 mijë, në rreth 780 mijë. Këto tregues tregojnë qartë kapacitetin më të madh të ekonomisë për të mbështetur pensionet”, u shpreh ministrja.

Ajo theksoi se pensionet financohen mbi bazën e kontributeve dhe se formalizimi i tregut të punës mbetet një nga faktorët kryesorë në rritjen e qëndrueshme të tyre.
“Pensionet financohen nga kontributet e çdo të punësuari dhe sa më shumë rritet punësimi formal, aq më e qëndrueshme bëhet skema e pensioneve”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja prezantoi gjithashtu masat e reja mbështetëse për pensionistët, të cilat parashikojnë një rritje graduale të kompensimit mujor deri në vitin 2030, nga e cila përfitojnë 90% e pensionistëve në vend.

“Së fundmi kemi vendosur një kompensim mujor për pensionistët, i cili nis me 1800 lekë në muaj për pensionistët me vite të plota pune. Ky kompensim do të dyfishohet në vitin e ardhshëm dhe do të vijojë të rritet gradualisht deri në vitin 2030”, tha ajo.

Sipas saj, objektivi i qeverisë është që asnjë pension të mos jetë nën nivelin e 22 mijë lekëve në vitet e ardhshme.

“Synimi ynë është që deri në vitin 2030 të mos ketë pension të pjesshëm nën 22 mijë lekë, dhe pension të plotë nën 40 mijë lekë, duke garantuar një rritje të qëndrueshme dhe të drejtë të të ardhurave për pensionistët”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj theksoi se politikat ekonomike të qeverisë synojnë që rritja ekonomike të përkthehet drejtpërdrejt në përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

“Rritja ekonomike nuk është qëllim në vetvete, por mjet për të rritur mirëqenien, pensionet dhe pagat e qytetarëve”, tha Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Balla: Nuk ka projekt përfundimtar për hartën e re territoriale, reforma mbi kritere teknike dhe ligjore

Duke folur për Reformën Administrativo-Territoriale, Balla tha se aktualisht nuk ka një projekt përfundimtar për hartën e re territoriale dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla: Nuk ka projekt përfundimtar për hartën e re territoriale, reforma mbi kritere teknike dhe ligjore

Duke folur për Reformën Administrativo-Territoriale, Balla tha se aktualisht nuk ka një projekt përfundimtar për hartën e re territoriale dhe…