Ibrahimaj: Nuk ka rritje rritje çmimesh te produktet e shportës, vetëm te perimet

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se në kushtet e zhvillimeve ndërkombëtare, qeveria po vijon monitorimin e çmimeve në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa deri tani rritje domethënëse është konstatuar vetëm në kategorinë e perimeve.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se në kushtet e zhvillimeve ndërkombëtare, qeveria po vijon monitorimin e çmimeve në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa deri tani rritje domethënëse është konstatuar vetëm në kategorinë e perimeve.

Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj bëri të ditur se asnjë nga produktet e shportës bazë, rreth 80 të tilla, nuk ka shënuar rritje të çmimeve për shkak të zhvillimeve të lidhura me konfliktin në Iran.

Ajo theksoi se inflacioni në muajin mars ka qenë në nivelin 2,6%, duke u konsideruar i kontrolluar dhe nën objektivin prej 3% të Banka e Shqipërisë. “Kjo do të thotë se deri në këtë nivel kemi një rritje të kontrolluar të çmimeve”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj solli në vëmendje se edhe në të kaluarën qeveria ka ndërhyrë për të mbështetur shtresat në nevojë përmes subvencioneve dhe theksoi se ky monitorim do të vijojë. Sipas saj, në rast se do të ketë rritje të çmimeve për produktet e shportës, do të ndërmerren masa konkrete përmes akteve që parashikojnë mbështetje financiare për kategoritë më të prekura nga efektet e zhvillimeve ndërkombëtare.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se rritja ekonomike në nivelin 3,5% deri në 4% i ka krijuar hapësirë qeverisë për të ndërmarrë masa mbështetëse, ndërsa parashikohet një rritje e qëndrueshme në vitet 2026-2027 në nivelet 3,4% – 3,5%, më e lartë se mesatarja e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

“Zhvillimet ekonomike na lejojnë të ndërmarrim masa për amortizimin e efekteve nga situatat ndërkombëtare dhe do të jemi në mbështetje të shtresave në nevojë”, theksoi Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Hoxha: Negociatat me BE-në po ecin normalisht, pyetjeve nga vendet anëtare i përgjigjet KE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se nuk ka asnjë bllokim apo ngrirje të procesit…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Negociatat me BE-në po ecin normalisht, pyetjeve nga vendet anëtare i përgjigjet KE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se nuk ka asnjë bllokim apo ngrirje të procesit…