Xi thekson shtimin e bukurisë së tokës dhe rritjen e shkëlqimit të modernizimit kinez gjatë mbjelljes vullnetare të pemëve në Pekin

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping u shpreh të hënën se një mjedis i mirë ekologjik është për të gjithë dhe kërkon përpjekje të përbashkëta për ta ndërtuar.


Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping u shpreh të hënën se një mjedis i mirë ekologjik është për të gjithë dhe kërkon përpjekje të përbashkëta për ta ndërtuar. Ai i tha këto gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet vullnetar të mbjelljes së pemëve në Pekin, ku theksoi gjithashtu nevojën për të organizuar e mobilizuar të gjithë shoqërinë për të marrë pjesë gjerësisht në pyllëzim, duke i shtuar bukurinë tokës dhe duke rritur shkëlqimin e modernizimit kinez.

Udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit Xi Jinping, Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang, Li Xi etj., shkuan të hënën në mëngjes në qytezën Baishan në distriktin Changping të Pekinit për të marrë pjesë në mbjelljen vullnetare të pemëve së bashku me masat popullore.

Vendi i mbjelljes së pemëve është planifikuar të bëhet një park, i cili do të ofrojë hapësirë ekologjike dhe përtëritëse për publikun pas përfundimit të tij.

Ndërsa mbillte pemë, Xi Jinping-u i pyeti fëmijët për studimet, jetën, punën dhe pjesëmarrjen e tyre në mbjelljen e pemëve. Ai theksoi se fëmijët e të rinjtë, ashtu si fidanët, janë plot vitalitet dhe shpresë. Ata duhet të vendosin qëllime të larta, ta duan dijen, punën e natyrën dhe të zhvillohen në drejtime të ndryshme, duke u përpjekur të bëhen shtylla të shoqërisë.

Xi pati një bisedë të përzemërt me kuadro dhe qytetarë. Ai tha se kohët e fundit u miratua Kodi Ekologjik dhe Mjedisor, duke konsoliduar më tej themelin ligjor për ndërtimin e një Kine të bukur. Pyllëzimi është një detyrë e rëndësishme në ndërtimin e një Kine të bukur dhe kjo ndërmarrje e rëndësishme, që i sjell dobi vendit dhe popullit, duhet të kryhet me vendosmëri.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Popujt e Vegjël të Ballkanit: Malazezët e Shqipërisë, sfida e transmetimit

Në Shijon, pranë Elbasanit, pelegrinët dynden çdo vit në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit. Disa vijnë nga Shqipëria, të tjerë…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Popujt e Vegjël të Ballkanit: Malazezët e Shqipërisë, sfida e transmetimit

Në Shijon, pranë Elbasanit, pelegrinët dynden çdo vit në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit. Disa vijnë nga Shqipëria, të tjerë…