Ibrahimaj: Financim deri në 9 milionë lekë për startup-et, në 2026-ën

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dha sot detaje të skemës së financimit për startup-et në kuadër të Grant 2026, një iniciativë që synon të mbështesë zhvillimin e ideve të reja dhe rritjen e bizneseve inovative në vend.

Sipas ministres, programi ofron një mbulim të pjesës më të madhe të kostove të projekteve, në varësi të fazës së zhvillimit të startup-it, duke filluar nga faza fillestare deri te shkallëzimi i biznesit.

Në fazën fillestare (F1), skema garanton mbulim 100% të kostove të projektit, me një maksimum prej 1,500,000 lekë, duke mundësuar që sipërmarrësit të fokusohen te zhvillimi i idesë pa pasur barrën e kostove fillestare.

Për startup-et në fazën e validimit (F2), mbulimi arrin 85% të kostove të buxhetit të miratuar, deri në 4,500,000 lekë, duke ndihmuar testimin dhe përsosjen e produkteve në treg.

Ndërsa për ato në fazën e rritjes (F3), programi ofron mbulim prej 75% të kostove të buxhetit, deri në 9,000,000 lekë, duke lehtësuar shkallëzimin dhe zgjerimin e bizneseve me potencial të lartë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se kjo strukturë financimi synon të krijojë një ekosistem të qëndrueshëm për startup-et, duke inkurajuar inovacionin, testimin e produkteve dhe rritjen e qëndrueshme të sipërmarrjeve shqiptare.

Burimi ATSH

Rama i përgjigjet Tsipras: I habitur që partia jote e re e shndërroi një incident në çështje politike

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot ish-kryeministrit grek, Alexis Tsipras lidhur me incidentin në Zvërnec duke e konsideruar të padrejtë…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia