Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i Ministrave, se shkatërrimi i pronës dhe vjedhjet nuk mund të justifikohen si forma proteste, duke theksuar se shteti do të reagojë me vendosmëri ndaj akteve të dhunës.


Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i Ministrave, se shkatërrimi i pronës dhe vjedhjet nuk mund të justifikohen si forma proteste, duke theksuar se shteti do të reagojë me vendosmëri ndaj akteve të dhunës.

“Shkatërrimi dhe vjedhja nuk janë protestë, por kriminalitet. Dhe përgjigjja e shtetit duhet të jetë e vendosur”, u shpreh Meloni.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi se dhuna e regjistruar gjatë fundjavës në Milano dhe qytete të tjera të Italisë është e papranueshme dhe se qeveria do të marrë masa për ta parandaluar dhe ndëshkuar atë.

“Të gjithë i kemi parë pamjet e dhunës që tronditën Milanon dhe qytete të tjera italiane gjatë fundjavës. Dyqane të plaçkitura, vitrina të shkatërruara dhe forca të rendit të sulmuara. Këto janë skena të papranueshme, të cilat askush nuk mund t’i minimizojë apo t’i justifikojë”, tha ajo.

“Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me masa të reja për parandalimin dhe luftimin e këtyre akteve të dhunës”, shtoi ajo.

“Me këtë dekret vendosim një parim të thjeshtë: Kush shkakton dëme, paguan. Dhe nëse dëmet shkaktohen nga një i mitur, paguajnë prindërit e tij”, theksoi Meloni.

“Si do të funksionojë kjo? Nëse dëmtohet një pronë publike si, një strehë autobusi, një semafor apo një automjet policie, prefekti do t’i dërgojë përgjegjësit njoftimin për pagesën e dëmeve”, tha kryeministrja italiane.

“Nëse dëmtohet një pronë private, si një vitrinë, një dyqan apo një makinë, pronari mund t’i drejtohet gjykatës për të marrë një urdhër pagese që zbatohet menjëherë. Sigurisht, ky vendim mund të kundërshtohet, por ndërkohë prindërit e të riut që ka shkaktuar dëmet do të duhet të paguajnë. Personi që ka pësuar dëmin do të mund të kërkojë shlyerjen e tij edhe nga pasuria e familjes përgjegjëse, përfshirë shumat që familja mund të ketë për të marrë nga shteti”, shtoi ajo.

“Me këtë masë vendosim gjithashtu një rregull të ri për të rinjtë nga 14 deri në 18 vjeç. Deri tani, shteti duhej të provonte çdo herë se i mituri ishte në gjendje të kuptonte atë që po bënte. Ne kishim miratuar më parë një dispozitë që e ndryshon këtë parim: I riu prezumohet se e kuptonte veprimin e tij, përveç rasteve kur provohet e kundërta. Kjo dispozitë ishte ende në Parlament, por me dekretin e sotëm ajo hyn menjëherë në fuqi”, tha Meloni.

“Gjithashtu, ndalimi parandalues, i cili deri tani zbatohej vetëm për të rriturit, do të mund të zbatohet edhe për të miturit, në kushtet e përcaktuara nga ligji. Dua të jem e qartë, asnjë bindje politike, asnjë vështirësi sociale dhe asnjë kundërshtim ndaj qeverisë nuk mund të justifikojë shkatërrimin e një dyqani për të vjedhur mallrat”, tha ajo.

“Pas asaj vitrine është një familje që ka investuar kursimet dhe sakrificat e një jete. Ka punonjës që rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Ka qytetarë që kanë të drejtë të jetojnë në qytetin e tyre pa frikë”, shtoi kryeministrja italiane.

“Nuk ka asgjë revolucionare në shkatërrimin dhe vjedhjen e pronës. Shkatërrimi dhe vjedhja nuk janë protestë, por kriminalitet. Dhe përgjigjja e shtetit duhet të jetë e vendosur”, tha Meloni.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Dialogu dhe ballafaqimi demokratik rruga e vetme, jo nxitja e dhunës

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dialogut dhe të ballafaqimit demokratik të ideve për zgjidhjen e problematikave, duke sjellë në…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Dialogu dhe ballafaqimi demokratik rruga e vetme, jo nxitja e dhunës

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dialogut dhe të ballafaqimit demokratik të ideve për zgjidhjen e problematikave, duke sjellë në…