Tirana mirëpret “Golden Age Gym Festival 2028”

Tirana do të jetë mikpritëse e edicionit të 11-të të “Golden Age Gym Festival”, që do të zhvillohet nga 1 deri më 7 tetor 2028, me pjesëmarrjen e mbi dy mijë personave nga e gjithë Europa.


Tirana do të jetë mikpritëse e edicionit të 11-të të “Golden Age Gym Festival”, që do të zhvillohet nga 1 deri më 7 tetor 2028, me pjesëmarrjen e mbi dy mijë personave nga e gjithë Europa.

Lajmi u bë i ditur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), sipas të cilit, përzgjedhja e Tiranës u miratua unanimisht nga Bordi Ekzekutiv, duke vlerësuar kandidaturën shqiptare dhe kapacitetet organizative të vendit.

Sipas KOKSH-it, organizimi i festivalit vjen falë iniciativës së Federatës Shqiptare të Gjimnastikës dhe mbështetjes së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli prezantoi vizionin për organizimin e aktivitetit dhe potencialin e Shqipërisë për të pritur një ngjarje të kësaj përmase. Në prezantim u evidentuan bukuritë natyrore, mikpritja shqiptare, infrastruktura dhe lehtësitë për pjesëmarrësit, të shoqëruara edhe me një video promovuese për Shqipërinë.

“Golden Age Gym Festival 2028” synon të shërbejë jo vetëm si një aktivitet sportiv, por edhe si një mundësi për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë, kulturës dhe traditave të saj, si dhe për forcimin e lidhjeve mes njerëzve përmes sportit.

Marrë nga ATSH

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…