Media franceze: Shqipëria, mes destinacioneve më tërheqëse për të udhëtuar në tetor

Muaji tetor është një periudhë e përshtatshme për të udhëtuar, pasi në shumë vende të botës temperaturat janë më të buta, ndërsa natyra ofron një pamje të veçanta sezonale, sipas një artikulli të botuar në median franceze “Silo Voyage”.


Muaji tetor është një periudhë e përshtatshme për të udhëtuar, pasi në shumë vende të botës temperaturat janë më të buta, ndërsa natyra ofron një pamje të veçanta sezonale, sipas një artikulli të botuar në median franceze “Silo Voyage”.

Në hemisferën veriore, vjeshta sjell ngjyra mahnitëse, ndërsa në hemisferën jugore çelin lulet dhe nis një tjetër periudhë e favorshme për të eksploruar destinacione të ndryshme, ku mbizotërojnë ditët me diell dhe temperaturat e këndshme.

Pikërisht për këtë arsye, një numër i madh destinacionesh ofrojnë më të mirën e tyre gjatë muajit tetor.

Për turistët që dëshirojnë të organizojnë një pushim të shkurtër, madje edhe në minutën e fundit, ekzistojnë disa alternativa interesante në vende të ndryshme të botës.

Shqipëria

Temperatura mesatare nga 10°C deri në 23°C.

Me një klimë mesdhetare, Shqipëria është një vend i formuar nga qytetërimet e mëdha që kanë jetuar përgjatë brigjeve të saj: grekët, romakët, bizantinët dhe osmanët.

Shqipëria, në skajin juglindor të Evropës, tërheq vëmendjen falë bregdetit të saj me diell dhe pasurive të saj natyrore e kulturore. Muaji tetor është shumë i këndshëm atje!

Në këtë periudhë, temperaturat e ngrohta krijojnë kushte të përshtatshme për të eksploruar jo vetëm bregdetin, por edhe qytetet historike, zonat malore dhe parqet natyrore të vendit.

Berati dhe Gjirokastra, dy qytete të pasura me trashëgimi historike, si dhe Butrinti, një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, janë ndër destinacionet që mund të vizitohen gjatë kësaj periudhe.

Shqipëria ofron një larmi të madhe peizazhesh në një territor relativisht të vogël, nga Riviera Shqiptare dhe plazhet e jugut, deri te malet, liqenet, lumenjtë dhe parqet kombëtare.

Agjencia Kombëtare e Turizmit e prezanton vendin si një destinacion që mund të eksplorohet në çdo stinë, duke përfshirë rivierën, Beratin, Gjirokastrën, Butrintin, Vjosën, Karavastanë dhe zonat malore të veriut.

Të dhënat e turizmit tregojnë gjithashtu se interesi për Shqipërinë nuk kufizohet vetëm në muajt e verës.

Në tetor 2025, vendi priti 908 642 vizitorë të huaj, rreth 19,3% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2024.

Në dhjetë muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria priti më shumë se 11,1 milionë vizitorë të huaj, duke konfirmuar rritjen e interesit për vendin edhe jashtë sezonit tradicional veror.

Për turistët që kërkojnë një kombinim mes detit, natyrës, historisë dhe kulturës, muaji tetor ofron një mundësi për ta zbuluar Shqipërinë në një ritëm më të qetë, duke përfshirë destinacione si Tirana, Durrësi, Vlora, Himara, Saranda, Berati, Gjirokastra, Shkodra dhe Korça.

Më poshtë janë renditur 12 destinacionet që rekomandohen për t’u vizituar gjatë muajit tetor:

Afrika e Jugut
Ishulli Mauritius
Andaluzia, Spanjë
Egjipti
Anglia e Re, SHBA
Nepali
Jordania
Shqipëria
Koreja e Jugut
Kepi i Gjelbër
Marseja, Francë
Porto, Portugali

Marrë nga ATSH

Media franceze: Shqipëria, mes destinacioneve më tërheqëse për të udhëtuar në tetor

Muaji tetor është një periudhë e përshtatshme për të udhëtuar, pasi në shumë vende të botës temperaturat janë më të…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Media franceze: Shqipëria, mes destinacioneve më tërheqëse për të udhëtuar në tetor

Muaji tetor është një periudhë e përshtatshme për të udhëtuar, pasi në shumë vende të botës temperaturat janë më të…