Mazniku: Opozita të përfshihet në diskutimet për kompetencat dhe financimin e bashkive

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, i bëri thirrje opozitës të përfshihet në diskutimet për kompetencat dhe financimin e bashkive, në vijim të reformës së re territoriale.


Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, i bëri thirrje opozitës të përfshihet në diskutimet për kompetencat dhe financimin e bashkive, në vijim të reformës së re territoriale.

Nga foltorja e Kuvendit, ku po disktuohen ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në hartën administrativo-territoriale, ku parashikohet ulja e numrit të bashkive nga 61 në 45, Mazniku tha se mungesa e opozitës në mbledhjet e komisionit ka ndikuar në ecurinë e punës dhe se, sipas tij, është humbur një pjesë e konsiderueshme e kohës së mandatit të komisionit.

“Nuk erdhën të bënim mbledhjen e parë për 112 ditë. U dogj 41% e kohës dhe mandatit që komisioni kishte”, deklaroi Mazniku.

Ai tha se gjatë punës së komisionit u zhvilluan 11 dëgjesa dhe 23 mbledhje ku u dëgjuan kryetarët e bashkive, ndërsa një grup i përbashkët ekspertësh punoi për përgatitjen e elementeve teknike të reformës.

Mazniku u shpreh se më 15 korrik nuk u arrit dakordësia për prezantimin e gjetjeve të ekspertëve, duke sjellë, sipas tij, një situatë ku duhej zgjedhur mes vijimit të reformës dhe ngecjes së procesit.

“Të fillojmë punën së bashku për kompetencat, financat dhe analizimin”, tha Mazniku, duke ftuar opozitën të angazhohet në fazën e mëtejshme të diskutimeve për organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore.

Manja tha se “pasi projektligji për ndryshimet territoriale të marri votën në këtë parlament, ju siguroj që Klos-i mbetet aty ku është, bashkë me historinë, me kulturën dhe me identitetin e vet. Përkundrazi, bashkimi në njësi më të mëdha do t’ju japë mundësinë ta zhvillojnë më tej identitetin e tyre kulturor, historik, social-ekonomik e kështu me radhë. Dhe shembujt janë reforma territoriale e vitit 2014. Keni Tiranën me të gjitha njësitë administrative, model”.

Manja duke cituar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se kundërshtimi i një bashkie, thotë, nuk e bën vetvetiu antikushtetues ligjin.

“Çështja kushtetuese është nëse janë respektuar procedurat e konsultimit dhe kërkesat e tjera kushtetuese, jo nëse çdo komunitet ka qenë dakord me rezultatin. Shumë qartë e thotë Gjykata Kushtetuese. Procesi kushtetues dhe zbatimi i rregullores së Kuvendit. Marja e mendimit, jo e pëlqimit. Pëlqimi dhe e drejta e vetos siç mund të jenë vendimmarrjet e këshillave bashkiakë nuk mund t’ia lidhin duart Kuvendit të Shqipërisë nga pikëpamja e nenit 108 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, viji Manja.

“Gjykata njohu vlefshmërinë kushtetuese të reformës së vitit 2014, duke mos e konsideruar mungesën e miratimit nga të gjitha komunitetet pengesë për ligjin numër 115 të vitit 2014. Vërtet kanë ardhur mendime kundra, se është realitet, nga kryetarë, nga këshilla bashkiakë, por dhe nga komunitete të caktuara, por Gjykata Kushtetuese thotë kjo nuk mund ta pengojë Kuvendin e Shqipërisë të miratojë ndryshimin e hartës territoriale, sepse është përgjegjësi e këtij Kuvendi mbrojtja e interesit publik dhe identitetit historik të komuniteteve”, nënvizoi deptueti i PS.

Manja theksoi se në opinionin e tij duhet të jenë më pak se 46 bashki.

Burimi ATSH

Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga ministrja për…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga ministrja për…