Shpallen fituesit e Çmimit “Sami Frashëri” 2026

Në Belsh këtë mesjavë u zhvillua edicioni i tretë i Çmimit “Sami Frashëri”, një aktivitet që synon të vlerësojë kontributet më të spikatura në studimet albanologjike, letërsi dhe publicistikë.


Në Belsh këtë mesjavë u zhvillua edicioni i tretë i Çmimit “Sami Frashëri”, një aktivitet që synon të vlerësojë kontributet më të spikatura në studimet albanologjike, letërsi dhe publicistikë.

Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Belshit morën pjesë personalitete të njohura të jetës akademike, kulturore dhe mediatike, mes tyre Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, akademikë, profesorë, studiues, shkrimtarë, gazetarë e publicistë, si edhe nxënës e gjimnazistë të Belshit. I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë, Arif Tafani, themelues i këtij Çmimi, i krijuar në vitin 2024 me vendim të këshillit bashkiak të Belshit, që mban emrin e Sami Frashërit, një prej figurave më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare shqiptare.

Për vitin 2026, juria, e kryesuar nga Namik Dokle, shpalli tre laureatët.

Çmimi për studime albanologjike iu dha akademikut Vasil S. Tole, për librin “Laver Bariu, ustai i fundit”, në vlerësim të kontributit të tij në muzikologji, etnomuzikologji dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Çmimi për letërsi iu akordua poetit Rudolf Marku, për vëllimin poetik “Kthimet”, botim i “Onufrit”. Juria e vlerësoi veprën për konceptualitetin dhe shprehësinë moderne, si dhe për kontributin e saj në poezinë shqipe.

Ndërsa Çmimi për publicistikë iu dha gazetarit Fatmir Popja.

Një vlerësim që, në rastin e gazetarit Fatmir Popja, lidhet me një rrugëtim të gjatë profesional prej disa dekadash në gazetarinë shqiptare, nga media e shkruar te televizioni, radioja dhe më pas edhe te gazetaria online.

Juria, e kryesuar nga Namik Dokle, e motivoi çmimin me kontributin e gazetarit Fatmir Popja si:

“Profesionist i raportimeve të sakta e të shpejta, gazetar kurajoz i investigimeve të para në gazetarinë shqiptare, trajtues i problematikave dhe shqetësimeve njerëzore, kërkues besnik i së vërtetës, komentator i njohur sportiv, drejtues i mediave lokale në qytetin e Elbasanit që në vitet e para të Demokracisë, gazetar i palodhur i medieve kombëtare dhe themelues i një media on line.

Çmimi “Sami Frashëri” synon të kthehet në një traditë të qëndrueshme kulturore në Belsh, duke afruar në këtë qytet emra të njohur të botës akademike, letrare dhe mediatike, por edhe duke përfshirë brezin e ri në promovimin dhe ruajtjen e vlerave të kulturës kombëtare.Në dy edicionet e para, çmimi “Sami Frashëri” u akordua për emra të njohur të kulturës dhe mendimit shqiptar, mes tyre botuesit dhe publicistët Bujar Hudhri dhe Aleksandër Çipa, studiuesit Marenglen Kasmi dhe Shaban Sinani, shkrimtarët Ben Blushi dhe Flutura Açka, ndërsa me një nderim të tillë pas vdekjes u vlerësua edhe gazetari dhe drejtuesi i medieve kombëtare Aristir Lumezi.

Kështu, vetëm në tre edicione, “Sami Frashëri” ka nisur të krijojë një profil të veçantë në jetën kulturore shqiptare.

Marrë nga ATSH

Rama: Përgjegjësia ime politike që reforma në drejtësi të mos ndalet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përgjegjësia politike nuk mund të lidhet me veprimet individuale të personave të emëruar, por…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Freedom and Architecture: Anneke Abhelakh on “The Albanian Files”

For the past twenty years, Albania has been one of the most active construction territories.