Hoxha pret drejtuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, prioritet i aksionit tonë diplomatik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës, deputetin Shaip Kamberi, kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Ministri Hoxha thekson se gjatë takimit u zhvillua një bisedë e drejtpërdrejtë, vëllazërore dhe përmbajtësore, për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.

“Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret”, deklaroi Ministri i Jashtëm.

Të drejtat e shqiptarëve, sipas Ministrit, mbeten një nga përparësitë e qëndrueshme të aksionit tonë diplomatik.

Hoxha nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim dhe dialog.

Marrë nga ATSH

Beja: Integrimi në BE, sfidë për shërbime doganore më cilësore dhe të sigurta

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian e vendos Doganën Shqiptare përpara një sfide të re për përmirësimin cilësor të shërbimit

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Integrimi në BE, sfidë për shërbime doganore më cilësore dhe të sigurta

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian e vendos Doganën Shqiptare përpara një sfide të re për përmirësimin cilësor të shërbimit