Koçiu: Parku i hyrjes së Shkodrës po transformon qytetin me model të ri zhvillimi urban

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se puna për realizimin e vizionit të Shqipërisë drejt integrimit europian vijon në të gjithë vendin përmes investimeve konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se puna për realizimin e vizionit të Shqipërisë drejt integrimit europian vijon në të gjithë vendin përmes investimeve konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se parku në hyrje të qytetit të Shkodrës po merr formë, duke sjellë një model të ri zhvillimi urban që ndërthur mbrojtjen e natyrës me investimet moderne në funksion të komunitetit.

Sipas saj, projekti përfshin ndërtimin e 12 fushave sportive publike, shëtitoreve të gjelbra, pistave sportive, urave për këmbësorë, ambienteve çlodhëse dhe një sistemi modern parkimi.

“Parku i hyrjes së Shkodrës po merr formë, duke sjellë një model të ri zhvillimi urban që ndërthur respektin për natyrën me investimet moderne në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Koçiu.

Zëvendëskryeministrja nënvizoi se investimi po transformon hyrjen e qytetit në një hapësirë funksionale, mikpritëse dhe tërheqëse si për banorët, ashtu edhe për vizitorët.

Koçiu e cilësoi këtë projekt si një tjetër investim që dëshmon se vizioni “Shqipëria 2030” po materializohet përmes projekteve konkrete që rrisin cilësinë e jetës, forcojnë potencialin turistik dhe kontribuojnë në krijimin e qyteteve më moderne, më të gjelbra dhe më të jetueshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga ministrja për…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Sofje: Korridori VIII duhet të kalojë nga vizioni në zbatim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën për Korridorin VIII, organizuar nga ministrja për…