Gonzato magjistratëve të rinj: Çdo vendim i juaji do të ndikojë në jetën e qytetarëve dhe besimin te drejtësia

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato iu bëri thirrje magjistratëve të rinj që të ushtrojnë detyrën me integritet, ndershmëri, guxim dhe përulësi


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato iu bëri thirrje magjistratëve të rinj që të ushtrojnë detyrën me integritet, ndershmëri, guxim dhe përulësi, duke theksuar se çdo vendim i tyre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe në besimin ndaj sistemit të drejtësisë.

Në fjalën e mbajtur në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediet, gjatë ceremonisë së diplomimit të magjistratëve të rinj, Gonzato rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shkollën e Magjistraturës dhe reformën në drejtësi.

“Prania ime këtu tregon mbështetjen tonë për Shkollën e Magjistraturës dhe rëndësinë që ajo ka. Festime dhe ceremoni të tilla janë momente lumturie, por njëkohësisht shënojnë një tranzicion të rëndësishëm në jetën tuaj profesionale”, tha ai.

Ambasadori nënvizoi se gjyqtarët dhe prokurorët e rinj do të mbajnë pozicione me përgjegjësi të lartë, por mbi të gjitha do të ofrojnë një shërbim publik.

“Çdo vendim që ju do të merrni do të ndikojë në jetën e qytetarëve. Ai do të përcaktojë edhe besimin që ata do të kenë te sistemi i drejtësisë, i cili është themelor në kontratën sociale”, u shpreh Gonzato.

Sipas tij, ushtrimi i profesionit të gjyqtarit dhe prokurorit kërkon integritet, ndershmëri, guxim dhe përulësi.

“Duhet të pranoni se ndonjëherë ideja juaj e parë mund të mos jetë e duhura. Arritja e standardeve evropiane nuk bëhet vetëm me miratimin e ligjeve, por edhe përmes punës së përditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse ju do të jeni ata që do të siguroheni që ligji të zbatohet”, tha ai.

Gonzato i ftoi magjistratët të jenë mendjehapur, të vazhdojnë të mësojnë dhe të shkëmbejnë përvoja me kolegët shqiptarë dhe evropianë.

“Mendoj që është e rëndësishme të qëndroni mendjehapur dhe kureshtarë, të ndani eksperienca jo vetëm me kolegët shqiptarë, por edhe me ata evropianë. Shkolla juaj do të mbetet pika juaj e referencës, por duhet të jeni të hapur ndaj përvojave dhe njohurive të reja”, u shpreh ambasadori.

Në përfundim, ai theksoi se ndërtimi i institucioneve nuk varet vetëm nga ligjet dhe rregulloret, por edhe nga ndryshimi i kulturës institucionale dhe i mendësisë.

“Institucionet nuk krijohen vetëm nga ligjet dhe rregulloret. Ato kërkojnë edhe ndryshim kulture dhe mendësie. Ende nuk jam i bindur se ky ndryshim është arritur plotësisht. Është në dorën tuaj, si brezi i ri i magjistratëve, të përmbushni këto pritshmëri, duke siguruar që drejtësia të ofrohet në kohë dhe me cilësi. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shkollën e Magjistraturës dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, përfundoi Gonzato.

Burimi ATSH

Blogu francez: Shqipëria fiton vëmendje si destinacion bregdetar i përballueshëm

Sipas një artikulli të publikuar në blogun francez “Horticulture-Abadie-Pyrénées”, Shqipëria renditet ndër destinacionet që mund të ofrojnë një përvojë tërheqëse…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Blogu francez: Shqipëria fiton vëmendje si destinacion bregdetar i përballueshëm

Sipas një artikulli të publikuar në blogun francez “Horticulture-Abadie-Pyrénées”, Shqipëria renditet ndër destinacionet që mund të ofrojnë një përvojë tërheqëse…