Beci: Porta e Alpeve projekte transformuese për Shkodrën, nga infrastruktura tek modernizimi i transportit dhe kultura

Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, ka arritur të ndërtojë një paketë projektesh transformuese që do të ndryshojnë mënyrën e lëvizjes, jetesës dhe zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit në këtë rajon.


Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, ka arritur të ndërtojë një paketë projektesh transformuese që do të ndryshojnë mënyrën e lëvizjes, jetesës dhe zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit në këtë rajon.

Kështu bëri të ditur sot kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ndërsa në kuvend pritet të miratohet sot kredia për projektin “Porta e Alpeve”, një nga programet më të rëndësishme strategjike për transformimin e Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, me financim nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Qeveria Shqiptare.

Beci tha se ky program prej 100 milion eurosh përfaqëson një hap të madh përpara në vizionin për ta kthyer Shkodrën në një rajon me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, turizëm në të gjitha stinët e vitit dhe standarde urbane evropiane.

Sipas Becit, ndër projektet kryesore që do të financohen janë transformimi i bulevardit kryesor të Shkodrës (Sheshi Demokracia-Rrethrrotullimi i bypass) në një korridor të gjelbër dhe multimodal, me më shumë hapësira për këmbësorët, biçikletat, transportin publik dhe gjelbërimin urban, duke lidhur qendrën historike të qytetit me parkun e ri në hyrje, liqenin dhe zonat rekreative.

Të tjerë projekte sipas Becit janë: përfundimi i korridorit rrugor Shkodër–Velipojë, me standarde moderne dhe anashkalim të qendrave të banuara, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt me bregdetin dhe duke forcuar lidhjet rajonale drejt Shëngjinit dhe në perspektivë me Ulqinin.

Modernizimi i transportit urban me 17 autobusë elektrikë, zgjerim të linjave në qytet dhe lidhje të dedikuara me Shirokën, Zogajn dhe Kalanë e Rozafës, si një alternativë moderne dhe e qëndrueshme ndaj përdorimit të automjeteve private.

Krijimi i një rruge unike biçikletash prej mbi 80 kilometrash, që lidh liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe Velipojën me qytetin dhe me itinerare të tjera drejt Alpeve dhe Nënshkodrës, duke krijuar një produkt të ri turistik dhe rekreativ për të gjithë rajonin.

Zhvillimi i Sistemit të Muzeve të Shkodrës, ku muzeumet, itineraret urbane dhe hapësirat publike lidhen në një rrjet të integruar kulturor dhe turistik, duke e kthyer qytetin në një “muze të hapur” dhe duke forcuar identitetin kulturor të Shkodrës. Do të kemi muzeun e qytetit, muzeun dhe galerinë e arteve, dhe një muze historik te Shtëpia e Oso Kukës të rinovuar duke vënë siç duhet në pah trashëgiminë turistike.

Investime të tjera në parkime publike për të përmirësuar organizimin urban, aksesin dhe menaxhimin e trafikut në qytet dhe zonat turistike.

“Këto projekte përfaqësojnë brezin e ri të investimeve strategjike për Shkodrën. Së bashku me investimet madhore që po realizohen aktualisht, ato do të kontribuojnë në transformimin e qytetit tonë në një qendër moderne evropiane, Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, tha Beci, ndërsa falënderoi Qeverinë Shqiptare dhe Kryeministrin Rama për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shkodrës si edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar përgjatë gjithë kësaj periudhe për ta çuar përpara këtë vizion zhvillimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Beci: Porta e Alpeve projekte transformuese për Shkodrën, nga infrastruktura tek modernizimi i transportit dhe kultura

Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, ka arritur të ndërtojë një paketë…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beci: Porta e Alpeve projekte transformuese për Shkodrën, nga infrastruktura tek modernizimi i transportit dhe kultura

Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, ka arritur të ndërtojë një paketë…