Borxhi publik zbret në 48,79% të PBB-së

Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave tregojnë se ulja nuk lidhet vetëm me zgjerimin e ekonomisë, por edhe me tkurrjen reale të stokut të borxhit.


Borxhi publik ka hyrë në një trajektore të qartë rënëse gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke zbritur në 48,79% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), niveli më i ulët i regjistruar në dekadën e fundit.

Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave tregojnë se ulja nuk lidhet vetëm me zgjerimin e ekonomisë, por edhe me tkurrjen reale të stokut të borxhit.

Në fund të marsit 2026, stoku total i borxhit të qeverisë qendrore, përfshirë garancitë shtetërore, arriti në rreth 1.357 trilionë lekë, nga 1.401 trilionë lekë në fund të vitit 2025, një reduktim nominal prej afro 44 miliardë lekësh brenda tre muajve.

Rënia e raportit borxh/PBB me 4,08 pikë përqindjeje reflekton kombinimin e dy faktorëve kryesorë: zgjerimin e bazës ekonomike dhe uljen graduale të detyrimeve financiare.

Për vitin 2026, PBB-ja parashikohet të arrijë në rreth 2,78 trilionë lekë, duke rritur automatikisht kapacitetin e ekonomisë për të përballuar stokun e borxhit.

Analiza e strukturës së borxhit tregon se kontributin më të madh në rënie e ka dhënë borxhi i jashtëm.

Pesha e tij ndaj PBB-së zbriti në 20,20% në tremujorin e parë 2026, nga 21,49% në fund të vitit 2025.

Ulja lidhet me disa zhvillime të njëkohshme, përfshirë forcimin e kursit të këmbimit të lekut ndaj valutave kryesore, maturimin e disa detyrimeve dhe efektin e zgjerimit ekonomik.

Borxhi i brendshëm gjithashtu vijon tendencën zbritëse, duke arritur në 28,59% të PBB-së, nga 31,38% në fund të vitit 2025.

Detyrimet e garantuara nga shteti për ndërmarrje apo sektorë strategjikë kanë zbritur në 1,49% të PBB-së, nga 1,73% në fund të vitit të kaluar.

Kjo redukton ekspozimin e financave publike ndaj rreziqeve potenciale që mund të burojnë nga detyrimet kontingjente.

Përmirësimi i treguesve të borxhit publik përbën një sinjal pozitiv për stabilitetin makroekonomik, pasi një raport më i ulët borxh/PBB përmirëson perceptimin e tregjeve financiare dhe rrit hapësirën për politika fiskale më fleksibël.

Ndryshe nga periudha të mëparshme kur ulja e borxhit vinte kryesisht nga rritja ekonomike, në tremujorin e parë të vitit 2026 vihet re një tkurrje reale e stokut nominal.

Kjo sugjeron se konsolidimi fiskal po mbështetet jo vetëm te zgjerimi i ekonomisë, por edhe te menaxhimi më i kujdesshëm i huamarrjes publike.

Tendenca rënëse e borxhit publik përforcon objektivin afatmesëm të financave publike për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale dhe për të ulur gradualisht ekspozimin ndaj detyrimeve të jashtme dhe të brendshme.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

FSHF vijon angazhimin në projektin “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport 2.0”

Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin e saj në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport 2.0”,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

FSHF vijon angazhimin në projektin “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport 2.0”

Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin e saj në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport 2.0”,…