Kroçera “Seabourn Quest” mbërrin në Portin e Sarandës me 467 turistë

Shqipëria vijon të tërheqë një numër në rritje turistësh edhe përmes turizmit të kroçerave, ndërsa Porti i Sarandës mbetet një nga portat kryesore hyrëse për vizitorët e huaj gjatë sezonit veror.


Shqipëria vijon të tërheqë një numër në rritje turistësh edhe përmes turizmit të kroçerave, ndërsa Porti i Sarandës mbetet një nga portat kryesore hyrëse për vizitorët e huaj gjatë sezonit veror.

Porti i Sarandës mirëpriti sot anijen turistike “Seabourn Quest”, me 467 pasagjerë në bord, të cilët zgjodhën të vizitojnë rivierën shqiptare dhe destinacionet historike e kulturore të jugut të vendit.

Sipas Doganës Shqiptare, Dega Doganore e Sarandës vijon të menaxhojë me profesionalizëm dhe efikasitet fluksin e lartë të kroçerave dhe turistëve, duke garantuar procedura të shpejta, të sigurta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, vlerësoi punën e strukturave doganore në përballimin e sezonit turistik, duke theksuar se lehtësimi i procedurave kufitare është një element i rëndësishëm në përmirësimin e përvojës së turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

“Administrata doganore mbetet e angazhuar për të garantuar një shërbim sa më cilësor dhe efikas, duke mundësuar përpunimin e shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve në pikat hyrëse të vendit, në mbështetje të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë”, theksoi Beja.

Rritja e numrit të kroçerave që ndalojnë në Portin e Sarandës konfirmon interesin në rritje të operatorëve ndërkombëtarë për Shqipërinë si destinacion turistik në Mesdhe. Çdo mbërritje e anijeve turistike sjell qindra vizitorë që frekuentojnë monumentet e trashëgimisë kulturore, plazhet, bizneset lokale dhe shërbimet turistike, duke gjeneruar të ardhura për ekonominë e zonës.

Saranda është shndërruar vitet e fundit në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit detar në vend, falë pozicionit strategjik, afërsisë me ishullin e Korfuzit dhe ofertës së pasur natyrore e kulturore. Fluksi i lartë i kroçerave gjatë muajve të verës pritet të ndikojë pozitivisht në ecurinë e sezonit turistik, duke forcuar më tej imazhin e Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

Kryeministri Edi Rama deklaroi se punimet në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë po vijojnë me ritme të larta, ndërsa ndau në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

Kryeministri Edi Rama deklaroi se punimet në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë po vijojnë me ritme të larta, ndërsa ndau në…