Miratohet krijimi i regjistrit elektronik kombëtar të kanabisit

Qeveria miratoi vendimin për krijimin e regjistrit elektronik kombëtar ku do të dokumentohet i gjithë aktiviteti i licensuar dhe i lejuar i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial.


Qeveria miratoi vendimin për krijimin e regjistrit elektronik kombëtar ku do të dokumentohet i gjithë aktiviteti i licensuar dhe i lejuar i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial.

Sipas vendimit, regjistri do të administrohet nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Kanabisit, ndërsa ngritja, hostimi dhe mirëmbajtja teknike do të realizohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Kostot do të mbulohen nga buxheti i AKSHI-t.

Sistemi do të lidhet me portalin “e-Albania”, regjistrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, sistemet e Tatimeve dhe Doganave, Gjendjen Civile dhe sistemin e shënjimit dhe gjurmueshmërisë që administrohet teknikisht nga shoqëria “ALBTrace CO”.

Në të do të regjistrohen të dhënat për licencat dhe lejet, importin, kultivimin dhe përpunimin, sasitë e prodhuara, analizat laboratorike, etiketimin, transportin, eksportin, menaxhimin e mbetjeve, inspektimet dhe masat administrative. Regjistri do të përmbajë gjithashtu të dhëna për detyrimet tatimore, deklaratat doganore, vendin e origjinës dhe destinacionit të mallrave.

Përdorues të sistemit do të jenë ministritë përgjegjëse për shëndetësinë dhe bujqësinë, Agjencia e Kanabisit, Doganat, Tatimet, Policia e Shtetit, institucionet e mjedisit, ushqimit dhe barnave, “ALBTrace CO” dhe vetë subjektet e licencuara.

Vendimi parashikon detyrimin e subjekteve për të hedhur të dhëna të sakta dhe në kohë. Mosraportimi ose paraqitja e informacionit që nuk përputhet me situatën reale do të konsiderohet shkelje. Agjencia mund të korrigjojë të dhënat dhe, kur konstaton veprime të paligjshme, të pezullojë menjëherë aksesin, pa përjashtuar përgjegjësinë administrative, civile ose penale.

Çdo veprim në regjistër do të ruhet automatikisht në gjurmë elektronike të auditueshme dhe të pamodifikueshme, ku do të identifikohen përdoruesi, koha, vendndodhja dhe ndërhyrja e kryer. Për institucionet dhe subjektet do të ketë tri nivele aksesi: administrator, regjistrues dhe shikues.

Regjistruesit mund të korrigjojnë ose fshijnë të dhënat e hedhura gabimisht vetëm brenda 24 orëve. Pas këtij afati, ndryshimet mund të kryhen vetëm nga administratori. Kur një licence ose leje i hiqet vlefshmëria, Agjencia duhet të çaktivizojë menjëherë aksesin e subjektit në sistem.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…