Guri: Forcim i bashkëpunimit me Diasporën për promovimin e produkteve shqiptare

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, u shpreh sot se Shqipëria po kalon në një fazë të re zhvillimi si vend prodhues dhe eksportues.


Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, u shpreh sot se Shqipëria po kalon në një fazë të re zhvillimi si vend prodhues dhe eksportues.

Gjatë fjalës së tij në Samitin IV të Diasporës, në panelin me titull “Nga ushqimi te tavolina, roli i diasporës shqiptare në forcimin e hallkave që lidhin prodhimin bujqësor me tavolinën”, Guri tha se vendi ynë nuk përfaqësohet vetëm përmes traditës dhe kulturës, por edhe si një aktor i rëndësishëm në prodhimin bujqësor dhe eksportet agro-ushqimore, rol që duhet të zhvillohet më tej me fokus te cilësia dhe identiteti.

“Ajo që po ndodh sot në restorante në Europë është se klientët nuk pyesin më vetëm nëse një pjatë është e mirë, por kërkojnë të dinë origjinën e produktit”, u shpreh Guri, teksa theksoi se ushqimi shqiptar nuk duhet parë thjesht si një produkt, por si një element që përfaqëson ekonomi, kulturë dhe identitet kombëtar.

“Kur flasim për ushqimin shqiptar, flasim për një sektor ekonomik të rëndësishëm, për mënyrën se si Shqipëria prezantohet në botë me cilësi dhe dinjitet, si dhe për vlerën e tokës, punës së fermerit dhe sipërmarrjes shqiptare”, tha ai.

Guri vuri në dukje se rritja e eksporteve shoqërohet edhe me një interes në rritje për vendin nga turistët e huaj, ku në vitet e fundit Shqipëria është vizituar nga rreth 12 milionë turistë.

Sipas tij, kjo tregon se bujqësia dhe sektori agro-ushqimor shqiptar kanë hyrë në një fazë të re pranimi dhe besueshmërie, por theksoi se kjo nuk duhet të mjaftojë.

“Duhet të shkojmë përtej këtyre shifrave dhe të synojmë tregje të reja, veçanërisht në diasporë, ku kërkesa është gjithnjë e më sfiduese dhe konkurrenca kërkon jo vetëm sasi, por mbi të gjitha cilësi”, u shpreh ai.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të kalojë nga logjika e eksportit të lëndës së parë drejt ndërtimit të një reputacioni ekonomik përmes produkteve të diferencuara dhe me identitet të qartë.

“Nëse duam të kemi një vend të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare, nuk mjafton vetëm të prodhojmë. Duhet të dimë të dallojmë veten dhe të prezantojmë produktet tona jo si mall anonim, por si produkte që mbartin territor dhe cilësi”, tha Guri.

Në këtë drejtim, ai nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjes me diasporën shqiptare, duke e konsideruar atë si një urë të rëndësishme promovimi për produktet vendase.

“Diaspora nuk duhet të mbetet vetëm një komunitet me origjinë shqiptare, por të shndërrohet në një rrjet aktiv për promovimin e produkteve tona”, u shpreh ai.

Në përfundim, Guri theksoi se Shqipëria ka potencialin të jetë një vend që prodhon me cilësi, ruan identitetin dhe e prezanton atë me dinjitet në tregjet ndërkombëtare.

“Ushqimi shqiptar nuk është thjesht produkt. Ai është territor, kujtesë, zanat, ambicie dhe kulturë, pika ku takohen ekonomia dhe identiteti”, përfundoi Guri.

Burimi ATSH

Rama: “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mbështetje bizneseve të vogla dhe të mesme deri në 2 milionë euro

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se programi kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mbështetje bizneseve të vogla dhe të mesme deri në 2 milionë euro

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se programi kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe…