Rama: Nga 300 euro për naftën, me skemën e re deri në 10 mijë euro për fermerët

Kryeministri Edi Rama sot zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët në Krutje


Kryeministri Edi Rama sot zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët në Krutje, ku diskutoi mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja fiskale dhe risitë e skemës së re kombëtare për mbështetjen e këtij sektori, ku synohet arritja e një standardi të përgjithshëm prodhimi për tregun e madh të BE-së.

Gjatë bisedës me fermerët, kryeministri Rama tha se mbështetja për fermerët me skemën e re do të arrijë deri në 45–50 milionë euro, në varësi të faturimit.

Sipas Ramës, kur në skemë paguhej nafta, mbështetja ishte afërsisht rreth 300 euro, ndërsa me skemën e re ajo arrin deri në 7, 8 apo 9 mijë euro për fermerë.

“Për naftën, për disa vite kemi dhënë mbështetje direkte dhe kemi shpenzuar rreth 15 milionë euro, që mund të kenë qenë edhe 18 milionë euro. Tani, 15 milionë euro është dyshemeja që ne parashikojmë nga fatura. Por mundësia është që kjo të shkojë në 45–50 milionë euro, në varësi të faturimit tuaj. Do të merrni faturën dhe do ta dorëzoni atë. Pa faturë s’ka, thjesht. Janë para që nuk merren pa faturë.

“Nuk është që marrim taksat e të tjerëve dhe i japim tek ju. Nga faturat që ju do keni do të shkojnë deri në 50 milionë euro që do t’i japë qeveria. Do t’i merrni ato lekë, sepse është parashikuar kështu. Janë para që vijnë nga shitja juaj dhe nga TVSH-ja. Kështu që jemi të qartë për këtë. Nuk do t’i nxjerrim nga diku tjetër, nuk do t’i marrim dhe t’i lëmë në buxhetin e shtetit për t’jua dhënë më pas. Më parë merrnit 300 euro nga nafta, tani mund të merrni 8, 9 apo 10 mijë euro”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se më të përfituarit janë gjithmonë fermerët që bashkohen.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Bashkimi i fermerëve, domosdoshmëri për të arritur standardet e tregut europian

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e bashkimit të fermerëve, me synim arritjen e standardeve për tregun e madh të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Bashkimi i fermerëve, domosdoshmëri për të arritur standardet e tregut europian

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e bashkimit të fermerëve, me synim arritjen e standardeve për tregun e madh të…