Gonzato në Parkun e Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë: Qytetarët të përfshihen më aktivisht në riciklim

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi sot rëndësinë e riciklimit dhe kontributit individual në mbrojtjen e mjedisit


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi sot rëndësinë e riciklimit dhe kontributit individual në mbrojtjen e mjedisit, gjatë një vizite në Parkun e Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonzato tregoi se si dorëzoi materiale të riciklueshme që i kishte mbledhur përgjatë më shumë se dy viteve, duke nënvizuar se çdo veprim i vogël ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në reduktimin e ndotjes.

“Riciklimi nis me secilin prej nesh. Nga mënyra si i ndajmë mbetjet në shtëpi deri te mënyra si përpunohen më pas, çdo hap ka rëndësi për mbrojtjen e mjedisit”, u shpreh ambasadori.

Ai ndau edhe përvojën e tij personale, duke theksuar se në fillim të qëndrimit në Tiranë e kishte të vështirë të pranonte mungesën e praktikave të ndarjes së mbetjeve, pasi ishte mësuar prej vitesh me riciklimin e materialeve si plastika, qelqi dhe letra.

Ambasadori i BE-së apeloi që qytetarët të përfshihen më aktivisht në riciklim, duke shfrytëzuar mundësitë ekzistuese, si Parku i Ekonomisë Qarkulluese në Fushë-Krujë, për të reduktuar mbetjet që përfundojnë në landfille dhe për të mbrojtur natyrën.

Vizita në këtë park, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, synon ndërgjegjësimin e publikut dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në funksion të një mjedisi më të pastër në Shqipëri.

Burimi ATSH

Vizitat në Gjermani dhe Estoni, Rama: Hapa strategjikë për integrimin europian dhe sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizitat e zhvilluara këtë javë në Gjermani dhe Estoni u lidhën drejtpërdrejt me të…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vizitat në Gjermani dhe Estoni, Rama: Hapa strategjikë për integrimin europian dhe sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizitat e zhvilluara këtë javë në Gjermani dhe Estoni u lidhën drejtpërdrejt me të…