Gonxhja: Këshilli i Mbështetjes së Projekteve, “dividend direkt” nga lojërat e fatit për artin, kulturën dhe sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, deklaroi se qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap konkret për forcimin e financimit në fushën e artit, kulturës dhe sportit, përmes krijimit të mekanizmave të rinj mbështetës për projektet me interes publik.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, deklaroi se qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap konkret për forcimin e financimit në fushën e artit, kulturës dhe sportit, përmes krijimit të mekanizmave të rinj mbështetës për projektet me interes publik.

Këshilli i Ministrave ka miratuar rregullat për ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve pranë Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, një strukturë e re që sipas ministrit Gonxhja, synon të financojë nisma krijuese, kulturore, sociale dhe sportive.

Gonxhja theksoi se ky mekanizëm përfaqëson një burim të ri financimi, jashtë tavaneve buxhetore, duke krijuar më shumë mundësi për zhvillimin e industrive kreative, turizmit dhe rritjen e angazhimit të rinisë. Ai e cilësoi këtë si një “dividend direkt” në mbështetje të projekteve me ndikim publik, që do të nxisin inovacionin dhe pjesëmarrjen aktive në jetën kulturore e sportive.

Ministri nënvizoi se kjo nismë vjen në vijim të reformave të ndërmarra, përfshirë rishikimin e ligjit për donacionet dhe sponsorizimet në art, kulturë dhe sport, si dhe krijimin e Fondit Kombëtar të Artit nga kursimet e tenderave.

Sipas ministrit Gonxhja, përmes këtyre instrumenteve të rinj synohet ndërtimi i një ekosistemi më të qëndrueshëm dhe transparent mbështetës, ku talenti dhe projektet me vlerë për komunitetin të kenë më shumë akses në financim dhe zhvillim.

Lexo më shumë nga

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…

Global 360

Shiroka-Pula me thirrje për shqiptarët e Luginës: Bashkë në listë dhe bashkë në votim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…