Jaupaj: Riciklimi i aluminit nxit industrinë dhe ekonominë qarkulluese

Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, u shpreh se, riciklimi i aluminit po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë mekanike dhe automobilistike


Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, u shpreh se, riciklimi i aluminit po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë mekanike dhe automobilistike, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e mjedisit dhe forcimin e ekonomisë qarkulluese në vend.

Ministri ndau në rrjete sociale shembullin e kompanisë AMA Recycling, që përfaqëson një model konkret të transformimit të mbetjeve në vlerë të shtuar, ku alumini i grumbulluar rikthehet në ciklin e prodhimit përmes përpunimit në lingota cilësore, të destinuara për sektorë strategjikë të industrisë.

Sipas Jaupajt, produktet e përpunuara nga kjo kompani furnizojnë industri të njohura ndërkombëtare si Fiat, BMW dhe Brembo, kjo e fundit e njohur për përdorimin e teknologjisë së saj edhe në Formula 1.

Ministri nënvizoi se një nga avantazhet kryesore të riciklimit të aluminit është eliminimi i skarcove teknologjike, çka e bën procesin më efikas dhe më miqësor me mjedisin. Ai shtoi se rreth 40% e aluminit të përdorur nga kompania sigurohet nga tregu vendas, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ekonomisë vendase dhe në reduktimin e mbetjeve.

Jaupaj vlerësoi se raste të tilla dëshmojnë se kur inovacioni bashkohet me përgjegjësinë mjedisore, krijohen modele të suksesshme zhvillimi që ndikojnë pozitivisht në industri, rrisin punësimin dhe forcojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Rezart Zylfi administrator i kompanisë u shpreh se, kjo sipërmarrje operon në fushën e riciklimit të metaleve me ngjyra që prej 17 vitesh”.

“Kompania mbledh metalet nga kompanitë e ndryshme që operojnë në vend apo pikat e grumbullimit dhe pas selektimit ishkrin ato dhe krijon lingota alumini, të cilat përdoren për prodhimin e produkteve të ndkryshmetë aluminit nga fabrikat europiane”, shpjegoi ai.

Ai tha se automatizimi dhe teknologjitë inovative kanë rritur efektivitetin në punë dhe garantojnë mbrojtje të mjedisit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…