Kumbaro: Investimet në shkolla, cilësia e mësimdhënies lidhet drejtpërdrejt me infrastrukturën

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot bashkëbisedim me mësuesit, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot bashkëbisedim me mësuesit, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër.

Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin edhe zëvendëskryeminstrja Albana Koçiu dhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin prioritetet për rritjen e pagave në arsim dhe mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë.

Ministrja Kumbaro nënvizoi se investimet në arsim lidhen ngushtë me rritjen ekonomike, duke sjellë në vëmendje projektet e shumta të realizuara në Shkodër dhe në të gjithë qarkun.

Sipas saj, falë rritjes ekonomike është bërë e mundur rritja e pagave dhe e investimeve në arsim. Ajo përmendi indeksimin prej 2.5% të pagave, që ka sjellë rritje për mësuesit, si edhe përmirësimin e pagës minimale për stafin mbështetës, i cili tashmë përfiton 50 mijë lekë të reja si pagë minimale.

“Falë rritjes ekonomike mund të rrisim rrogat dhe investimet. Krahasur me 5-6 vite më parë ky është një ndryshim i madh. Në janar hyri në fuqi indeksimi prej 2.5% i rrogave edhe kjo u përkthye në rritje për pagat e mësuesve, dhe garantimi për një pjesë tjetër të stafit pa të cilët nuk e bëjmë dot punën tonë, ai stafi që shërben me rrogën minimale prej 500 mijë lekë të vjetra”, tha Kumbaro.

Ministrja theksoi rëndësinë e kushteve në shkolla, duke u shprehur se cilësia e mësimdhënies lidhet drejtpërdrejt me infrastrukturën, ngrohjen, ndriçimin, laboratorët në mënyrë që shkolla të jetë jo vetëm detyrim, por edhe kënaqësi për nxënësit.

Duke e cilësuar Shkodrën dhe Korçën si qendra të rëndësishme të kulturës dhe arsimit në Shqipëri, ajo u ndal edhe te sfidat e sistemit arsimor, përfshirë provimin e lirimit dhe atë të Maturës Shtetërore. Kumbaro bëri të ditur se prej muajsh është punuar për zbatimin e rregullores së re të Maturës, duke theksuar se përgjegjësia për një proces të suksesshëm është e përbashkët.

“Ka qenë një vit i ngarkuar jo vetëm me detyrimet që kemi në kurrikulat tona, por edhe me gjithë paketën e programit pas shkolle. E kemi quajtur shkolla qendër komunitare, ku zhvillohen detyrat e shtëpisë, aktivitete arti dhe zeje. Të gjitha këto janë pjesë e programit pas shkolle. Me ndryshimet që bëmë në ligjin e arsimit në muajin mars, kemi bërë edhe një korrigjim lidhur me disnivelin e pagave, i krijuar nga vendimi i vitit 2024, i cili parashikonte rritjen e pagave dhe ndarjen e tyre sipas vjetërsisë”, vijoi ajo.

Kumbaro tha se ndryshimet ligjore të miratuara në mars synojnë edhe korrigjimin e diferencave në paga të krijuara për shkak të niveleve të ndryshme të diplomave, që kanë prekur mbi 6 761 mësues.

“Për shkak të niveleve të ndryshme të diplomave, për 6 761 mësues u krijuan disnivele pagash, të cilat vijnë si rezultat i ndryshimeve në sistem dhe jo për faj të vetë mësuesve. Në momentin që u krijua ky disnivel, disa grupe interesi e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pas zhbllokimit të procesit gjyqësor, në bashkëpunim me Komisionin për Arsimin në Kuvend, u bë korrigjimi i ligjit. Ky i fundit pritet të hyjë në Fletoren Zyrtare dhe të nisë korrigjimi i këtij disniveli”, theksoi ajo.

Gjithashtu, Kumbaro njoftoi se është hapur aplikimi në portal për mësuesit që janë në sistem, por nuk kanë dhënë ende provimin e shtetit, duke theksuar se pajisja me licencë është detyrim ligjor për ushtrimin e profesionit.

Kumbaro theksoi vendimin e qeverisë për të dyfishuar pagesën për orët e programit pas shkolle, si dhe ftoi mësuesit në pension dhe ata në listë pritjeje që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të kontribuojnë në edukimin e brezave të rinj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…