Ibrahimaj: Pensionistët që vazhdojnë të punojnë, bonus mbi kontributet

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se Qeveria po punon rreth një ndërhyrjeje në ligj për të trajtuar pensionistët me pension të parakohshëm që vazhdojnë të punojnë.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se Qeveria po punon rreth një ndërhyrjeje në ligj për të trajtuar pensionistët me pension të parakohshëm që vazhdojnë të punojnë.

Deklarata e ministres Ibrahimaj erdhi gjatë takimit me një grup pensionistësh së Njësisë Nr. 2 në kryeqytet, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe kandidatja për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Qytetari, një oficer në lirim u shpreh se ligji aktual, për kategorinë e ushtarakëve në pension të parakohshëm, pengon jo vetëm punësimin, por dhe kontributin e tyre.

“Siç është ligji aktualisht juve po të vazhdoni të punoni dhe të tërhiqni pensionin paguani kontribute dhe nuk merrni asnjë lloj bonusi shtesë në llogaritjen e pensionit. Ndërkohë që me ndërhyrje që do bëjmë këtë vit që do hyjmë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjithë pensionistët që marrin një pension të parakohshëm, që vazhdojnë të punojnë, do derdhin kontribute, por ndërkohë do marrin bonus mbi kontributet”, tha ajo.

“Pra, pensioni, këto kontribute që do derdhen do ju llogariten si pension shtesë në momentin që do e përfundojnë periudhën e punësimit. Pra dhe do ta tërhiqni pensionin dhe do merrni pagën, do të paguani kontribute dhe pensioni kur ta përfundoni të gjithë periudhën e punësimit do ju dalë më i lartë se ai pensioni i parakohshëm që jeni duke marrë. Kjo është ndërhyrje që ne do të bëjmë këtë vit me qëllim që të gjithë ata që kanë fuqi të punojnë, të gjithë ata që kanë kualifikim, se ne mezi i presim personat e kualifikuar, të vazhdojnë të punojnë dhe të kenë dhe incentiv që t’ rritet pensioni në të ardhmen”, vijoi Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se për profesione të veçanta, do të ketë një vëmendje të shtuar që profesionistët të mbahen në punë dhe të japin kontribut akoma, duke u paguar.

“Sepse kemi disa profesione, nuk e di specifikisht rastin tuaj, po kemi disa profesione, të cilat janë në zhdukje dhe kemi interes që edhe t’i paguajmë më shumë edhe t’i mbajmë më shumë në punë edhe në shtet edhe në privat”, tha Ibrahimaj.

Marrë nga ATSH

Transformimi i shërbimit onkologjik, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (Istituto Nazionale dei Tumori – INT) nënshkruan Marrëveshjen…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nina Muho, il soprano che porta l’Albania nel cuore della lirica italiana: «La Scala è il mio sogno»

Dietro di lei non c’è una semplice scenografia, ma la prima pagina dello spartito de La Traviata. È da lì…