Duka në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, festën e futbollit për të rinjtë
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të turneut “AF Triumph Cup Events”, aktivitet treditor i dedikuar futbollit të moshave, i zhvilluar nga data 5 deri më 7 prill në ambientet e Akademisë Triumf në Tiranë.
Ky turne mblodhi së bashku rreth 100 ekipe dhe mbi 2000 fëmijë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke krijuar një atmosferë të vërtetë feste sportive dhe bashkëpunimi mes të rinjve nga i gjithë rajoni.
Aktiviteti u zhvillua për grupmoshat U-9, U-11 dhe U-13, duke ofruar platformë të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e talenteve të reja.
Në përfundim të turneut, në kategorinë U-13 u shpall fitues ekipi “2 Korriku”, ndërsa në kategorinë U-11 triumfoi Akademia Triumf. Në kategorinë U-9, vendin e parë e iguroi sërish ekipi “2 Korriku”.
Presidenti Duka ndoqi nga afër ndeshjet finale dhe mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku dorëzoi trofetë për ekipet fituese. Ai vlerësoi organizimin e këtij turneu dhe rëndësinë që aktivitete të tilla kanë për zhvillimin e futbollit të moshave, duke inkurajuar fëmijët dhe ekipet pjesëmarrëse të vijojnë me përkushtim rrugën e tyre në sport.
Ky turne përbën një tjetër shembull të angazhimit për të promovuar futbollin në nivelet bazë dhe për të krijuar mundësi për zhvillimin e brezave të rinj, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin rajonal përmes sportit.

Burimi ATSH