Rama: Garanci financiare për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, programi nis në maj

Kryeministri Edi Rama informoi sot se në fillim të muajit maj do të nisë edhe zbatimi i programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili do të vërë në dispozicion të ndërmarrjeve të vogla e të mesme intrumenta të reja garancie financiare.


Kryeministri Edi Rama informoi sot se në fillim të muajit maj do të nisë edhe zbatimi i programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili do të vërë në dispozicion të ndërmarrjeve të vogla e të mesme intrumenta të reja garancie financiare.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri informoi se ky program bazohet te bashkëpunimi mes qeverisë, Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë.

“Qeveria shqiptare do të bëjë së shpejti të disponueshëm për të gjithë të interesuarit: programi ‘Dyfisho Ndërmarrjen Tënde’. Një program i bazuar te bashkëpunimi mes qeverisë së Shqipërisë, Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, për të hapur një linjë të re kredie dhe për të vendosur instrumente të rinj garancish për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që e kanë krijuar një bazë, që kanë një vizion rritjeje, që kanë ambicien dhe vullnetin për t’u rritur, por që kanë pikërisht pamundësinë për ta mbështetur vizionin dhe ambicien e tyre me kapital të mjaftueshëm dhe akses në financë”, u shpreh Rama.

Kryeministri informoi se ka pasur një takim shumë të dobishëm gjatë javës që lamë pas dhe është dakordësuar që brenda një muaji, pra në fillim të muajit maj, do të bëhet edhe shpallja e programit.

“Do të bëhet firmosja ceremoniale e të gjitha marrëveshjeve të nevojshme, për t’i vënë në dispozicion të gjithë atyre që duan të rriten një garanci dhe një financë që të çojë në dyfishimin e ndërmarrjes së tyre”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…