Ibrahimaj: Program i ri për përgatitjen e biznesit për tregun e përbashkët të BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme sot në prezantimin e gjetjeve të raportit mbi gatishmërinë e bizneseve shqiptare për integrimin në tregun e përbashkët të Bashkimi Evropian


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme sot në prezantimin e gjetjeve të raportit mbi gatishmërinë e bizneseve shqiptare për integrimin në tregun e përbashkët të Bashkimi Evropian, duke e cilësuar atë si pikënisje për një program të ri mbështetjeje për sektorin privat.

Sipas saj, programi do të shoqërojë biznesin përgjatë katër viteve të ardhshme, në funksion të përgatitjes për standardet, konkurrencën dhe kërkesat e tregut europian.

“Gjetjet e raportit tregojnë qartë sfidat, mungesë informacioni për standardet, nevojë për certifikime, kapacitete të kufizuara për eksport dhe mungesë mbështetjeje të strukturuar për biznesin”, u shpreh Ibrahimaj.

Në këtë kuadër, ministrja theksoi se fokusi i qeverisë do të përqendrohet në mbështetje konkrete për përputhshmërinë me standardet europiane, rritjen e kapaciteteve për eksport dhe ndërkombëtarizim, si dhe investime në aftësi, teknologji dhe financim për biznesin.

Ibrahimaj nënvizoi se, ky është fillimi i një pune të gjatë që kërkon bashkëpunim të ngushtë me biznesin, për ta kthyer integrimin në zhvillim konkret ekonomik.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Program i ri për përgatitjen e biznesit për tregun e përbashkët të BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme sot në prezantimin e gjetjeve të raportit mbi gatishmërinë e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Program i ri për përgatitjen e biznesit për tregun e përbashkët të BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme sot në prezantimin e gjetjeve të raportit mbi gatishmërinë e…