Rritja e çmimeve, Malaj: Nëse nevojitet do të mbështesim me paketa ndihmëse shtresat në nevojë
Ministri i Financave Petrit Malaj foli sot për situatën e çmimeve në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa siguroi se nëse do të nevojitet qeveria do të mbështesë me paketa ndihmëse shtresat në nevojë.

Gjatë një konference për shtyp, Malaj u shpreh se qeveria është në monitorim të vazhdueshëm të situatës së çmimeve në vend.
“Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga qeveria. Ne jemi në bashkërendim me të gjitha ministritë e linjës për të parë se si do të jenë zhvillimet në vijim”, shtoi ministri.
Malaj siguroi se në rast se do të nevojitet të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë për të prezantuar paketa ndihmëse sidomos për shtresat në nevojë, pa diskutim që do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme.
“Vetë rezultatet e mundësojnë këtë gjë”, u shpreh ministri.
Burimi ATSH