Peleshi: Bashkëpunimi me WFD, vlerë e shtuar në procesin e modernizimit të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me Anthony Smith, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD).


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me Anthony Smith, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD), pak para nisjes së tryezës së diskutimit mbi forcimin e qeverisjes demokratike dhe proceset e ndryshimit transformues.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm mes Kuvendit dhe WFD, duke e konsideruar atë një vlerë të shtuar në procesin e modernizimit të institucionit parlamentar.

Diskutimet u fokusuan në rritjen e cilësisë së ligjbërjes, efektivitetin e mbikëqyrjes parlamentare, si dhe në kontributin e mundshëm për avancimin e reformave transformuese dhe demokratizuese në Shqipëri.

“Ndihma dhe bashkëpunimi me WFD është një vlerë e shtuar në procesin e modernizimit të Kuvendit të Shqipërisë, rritjen e cilësisë së ligjbërjes, efektivitetin e mbikëqyrjes parlamentare dhe kontributin në avancimin e reformave transformuese e demokratizuese”, theksoi Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Shqipëria, alternativë turistike e sigurt pas anulimeve në Lindjen e Mesme

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Shqipëria, alternativë turistike e sigurt pas anulimeve në Lindjen e Mesme

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse…