Oferta turistike e Lezhës në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Poloni
Bashkia Lezhë, së bashku me një numër të konsiderueshëm operatorësh turistikë të zonës, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Poloni, një event që zhvillohet për katër ditë radhazi dhe mbledh aktorët më të rëndësishëm të industrisë së turizmit.

Sipas kryetarit të bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, ky përfaqësim i përbashkët mes institucioneve dhe sipërmarrjes turistike është një tregues i qartë i seriozitetit dhe vizionit që Lezha ka për zhvillimin e turizmit.
Ndreu informoi se në panair Lezha prezantohet në të gjitha dimensionet e saj, një destinacion me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, histori dhe kulturë autentike që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
Pjesëmarrja e operatorëve turistikë, sipas tij, i jep një vlerë konkrete këtij prezantimi, duke krijuar mundësi reale për bashkëpunime të reja, paketa turistike dhe rritje të fluksit të turistëve drejt Lezhës.
“Lezha po ndërton modelin e saj të turizmit bashkëpunim, promovim dhe zhvillim i qëndrueshëm”, theksoi Ndreu.
Burimi ATSH