Ibrahimaj: Rritje e punësimit, paga mesatare 87 mijë lekë, remitancat 1,12 mld euro në 2025-ën

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se tregu i punës dhe të ardhurat e familjeve shqiptare tregojnë stabilitet dhe rritje të qëndrueshme, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se tregu i punës dhe të ardhurat e familjeve shqiptare tregojnë stabilitet dhe rritje të qëndrueshme, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

“Sipas statistikave, papunësia në vend ka qenë 8,3% gjatë vitit 2025, ndërsa norma e punësimit ka arritur 68,9%, duke shënuar rritje krahasuar me tremujorin e fundit. Pjesëmarrja në fuqinë punëtore ka arritur 75,9%, duke u përmirësuar krahasuar me vitin e kaluar”, tha Ibrahimaj sot në konferencën me mediet.

Sipas saj, paga mesatare bruto për vitin 2025 është regjistruar 86.984 lekë, 4,3% më e lartë se në vitin 2024. Ministrja Ibrahimaj theksoi se rritja e pagave ka mbështetur konsumin dhe kërkesën për mallra dhe shërbime. Rritja e pagave vuri në dukje ajo, ka krijuar një trend të qëndrueshëm rritjeje vjetore.

Gjithashtu, tha ministrja, pensionet kanë shënuar rritje prej 8,4%, ndërsa remitancat kanë arritur në 1,12 miliardë euro, me një rritje prej 7,1% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa të ardhurat e disponueshme të familjeve janë rritur 6,3%, duke reflektuar një forcim të kapacitetit financiar dhe stabilitet të ekonomisë kombëtare.

Ministrja theksoi se këto tregues pasqyrojnë një ekonomi të qëndrueshme dhe një treg pune aktiv, i cili mbështet zhvillimin e konsumit dhe rritjen ekonomike, duke krijuar një bazë të fortë për përballimin e sfidave të ardhshme dhe për avancimin e mirëqenies së qytetarëve.

Burimi ATSH

Gonxhja: Shqipëria, alternativë turistike e sigurt pas anulimeve në Lindjen e Mesme

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Shqipëria, alternativë turistike e sigurt pas anulimeve në Lindjen e Mesme

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse…