
Koordinimi për Euro U-21 dhe ligji i sponsorizimeve, Gonxhja takim me Dukën
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka, të cilin e uroi për mandatin e ri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka, të cilin e uroi për mandatin e ri.
Në takim mori pjesë edhe ekipi teknik, ndërsa diskutimet u përqendruan në çështje prioritare për zhvillimin e futbollit në vend dhe angazhimet institucionale në këtë drejtim.
Gjatë bisedës, u diskutua mbi organizimin e Kampionatit Europian U-21, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi në qershor të vitit 2027, si dhe mbi përgatitjet dhe koordinimin ndërinstitucional për këtë event të rëndësishëm sportiv.
Gjithashtu, gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi draftin e ri të ligjit për donacionet dhe sponsorizimet, i cili, pas përfundimit të konsultimit publik, pritet të kalojë për shqyrtim në qeveri dhe parlament.
Ministri Gonxhja theksoi se kjo nismë konsiderohet një ndër më të rëndësishmet për mbështetjen e artit, kulturës dhe sportit, duke synuar në mënyrë të veçantë zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar.
/Burimi ATSH


















