
Gonzato: Forcimi i pushtetit vendor, me rëndësi për integrimin europian
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë sot në Forumin Kombëtar për Demokracinë Vendore, i mbështetur nga Zvicra dhe Suedia.

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë sot në Forumin Kombëtar për Demokracinë Vendore, i mbështetur nga Zvicra dhe Suedia.
Ky forum mblodhi përfaqësues të pushtetit vendor, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë kyç, për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për të forcuar demokracinë vendore në të gjithë vendin.
Ambasadori vlerësoi se “bashkitë janë thelbësore jo vetëm për ofrimin e shërbimeve për qytetarët, por edhe për garantimin e përfaqësimit demokratik, ndaj pushteti vendor duhet të forcohet”.
Kjo, sipas tij, kërkon kompetenca të qarta, burime të mjaftueshme dhe dialog të fortë mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore.
“Qeverisja vendore është një partner thelbësor në kthimin e politikave evropiane në rezultate konkrete për qytetarët, pasi një pjesë e madhe e legjislacionit të BE-së dhe investimeve publike zbatohen në nivel vendor ose rajonal. Reformat në qeverisjen territoriale duhet të synojnë forcimin e kapaciteteve vendore, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, kudo që ata jetojnë, dhe rritjen e pjesëmarrjes demokratike,” tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Burimi ATSH



















