Karakaçi: Rishikohet marrëveshja me BERZH për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Këshilli i Ministrave miratoi sot rishikimin e marrëveshjes me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe shoqërinë OSHEEE Group, e garantuar me garanci sovrane nga Ministria e Financave, për nënstacionin nëntokësor elektrik në Tiranë.


Këshilli i Ministrave miratoi sot rishikimin e marrëveshjes me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe shoqërinë OSHEEE Group, e garantuar me garanci sovrane nga Ministria e Financave, për nënstacionin nëntokësor elektrik në Tiranë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur sot për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për vazhdimin e sigurimit të furnizimit me energji të qytetit të Tiranës dhe për t’iu përgjigjur ritmit të zhvillimit të qytetit.

“Kjo marrëveshje parashikon ndërtimin e një nënstacioni model bashkëkohor nëntokësor në zonën e sheshit ‘Skënderbej’, mbrapa TKOB”, tha Karakaçi.

Ministri theksoi se ky do jetë ndër të rrallët nënstacione nëntokësore që gjenden edhe në BE, sepse kanë specifikat e tyre teknike.

“Ne kemi vendosur të jetë nëntokësor sepse jemi duke folur për qendrën e Tiranës. Ka tre transformatorë dhe projekti është në fazë goxha të avancuar. Kemi mbyllur procedurën konkurruese, është aplikuar për leje ndërtimi dhe me miratimin e këtij amendimi të marrëveshjes së financimit bëhet menjëherë e aplikueshme edhe faza e fillimit të ndërtimit”, shtoi Karakaçi.

Ndërkohë një tjetër marrëveshje e rëndësishme e miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave ishte edhe ajo me Myftininë e Komunitetit Mysliman në kuadër të rindërtimit të xhamisë së Shijakut.

Marrë nga ATSH

Miratohet kompensimi i transportit për ushtarakët, Nufi: Hap drejt kushteve më dinjitoze

Qeveria miratoi sot vendimin për kompensimin e transportit të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura, duke synuar përmirësimin e kushteve…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet kompensimi i transportit për ushtarakët, Nufi: Hap drejt kushteve më dinjitoze

Qeveria miratoi sot vendimin për kompensimin e transportit të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura, duke synuar përmirësimin e kushteve…