
“Dita e Dyerve të Hapura”, nisma për fillimin e mësimit të gjuhës shqipe në Paris
Në Ditën e Mësuesit, në Qendrën Kulturore Shqiptare 28-11 në Paris, u lançua nisma për fillimin e mësimit të gjuhës shqipe pranë kësaj qendre

Në Ditën e Mësuesit, në Qendrën Kulturore Shqiptare 28-11 në Paris, u organizua “Dita e Dyerve të Hapura”, ku u lançua nisma për fillimin e mësimit të gjuhës shqipe pranë kësaj qendre.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË FRANCË
Në Ditën e Mësuesit, në Qendrën Kulturore Shqiptare 28-11 në Paris u organizua “Dita e Dyerve të Hapura”, ku u lançua nisma për fillimin e mësimit të gjuhës shqipe pranë kësaj qendre📚🇦🇱
Prindër dhe fëmijë shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin francez🇫🇷 dhe rrethinat e tij patën mundësinë të njihen nga afër me këtë iniciativë të rëndësishme për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës dhe kulturës shqipe tek brezat e rinj. Aktiviteti u shoqërua me një atmosferë të ngrohtë, ku u ndanë ide, entuziazëm dhe dëshira për të forcuar lidhjen e fëmijëve me gjuhën dhe identitetin shqiptar. 🤝✨
Duke nisur nga java e ardhshme, pranë Qendrës 28-11 do të fillojë një program i dedikuar për mësimin e shqipes për fëmijët shqiptarë. Deri tani janë regjistruar rreth 30 fëmijë dhe të rinj për të ndjekur kurset, ndërsa dyert e Qendrës mbeten të hapura për çdo fëmijë e të ri që dëshiron të mësojë dhe të ruajë lidhjen me rrënjët përmes gjuhës. 🧒👧📖🇦🇱



















