INSTAT: 119.870 ndërmarrje aktive në 2024, shitjet neto u rritën me 4,5 %

Në vitin 2024 në Shqipëri rezultojnë 119 870 ndërmarrje aktive, me një rritje prej 2,2 % krahasuar me vitin 2023, sipas rezultateve finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve.


Në vitin 2024 në Shqipëri rezultojnë 119 870 ndërmarrje aktive, me një rritje prej 2,2 % krahasuar me vitin 2023, sipas rezultateve finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve.

Të dhënat tregojnë se numri i të punësuarve arriti në 551.189 persona, duke shënuar një rënie prej 1,6 % në raport me një vit më parë. Ndërkohë, shitjet neto kapën vlerën e 3 533 miliardë lekëve, në rritje me 4,5 % krahasuar me vitin 2023.

Sa i përket strukturës së ekonomisë, prodhuesit e shërbimeve vijojnë të dominojnë tregun, duke përbërë 86,8 % të ndërmarrjeve aktive, 65,6 % të të punësuarve dhe 68,3 % të shitjeve neto. Brenda këtij grupi, tregtia mban peshën kryesore si në numrin e ndërmarrjeve, ashtu edhe në punësim dhe volum shitjesh.

Nga ana tjetër, sipas INSTAT, prodhuesit e të mirave përfaqësojnë 13,2 % të ndërmarrjeve aktive, ndërsa realizojnë 31,7 % të shitjeve neto dhe 34,4 % të punësimit në shkallë vendi.

Të dhënat konfirmojnë rritjen e aktivitetit ekonomik në terma të shitjeve, ndërkohë që tregu i punës ka shfaqur një tkurrje të lehtë gjatë vitit 2024.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.