Paketa e Maleve, Demo: 25 bashki kanë përcaktuar zonat prioritare, mbi 300 aplikime

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave, prezantoi raportin për fuqizimin e pushtetit vendor.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave, prezantoi raportin për fuqizimin e pushtetit vendor, që sipas tij përqendrohet në katër drejtime: në zhvillimin ekonomik, kapacitetet vendore, modernizimi i qeverisjes dhe performanca e shërbimeve.

Për sa i përket zhvillimit ekonomik, Demo u ndal tek programi “Paketa e Maleve”, ku bëri të ditur se sot janë rreth 25 bashki që kanë përcaktuar zonat prioritare dhe se vetëm në këto zona tashmë janë mbi 300 aplikime reale që po trajtohen nga pushteti vendor për përfundimin e lejes së ndërtimit.

Demo theksoi më tej se “rreth 25 bashki të tjera janë në proces e sipër të përgatitjes së dokumentacionit, i cili do të kalojë më pas për miratimin e zonave prioritare”.

Ministri shprehu bindjen se “në muajt që do të kemi para do të kemi një hartë të plotësuar në të gjithë territorin dhe besoj se targeti që kemi vendosur për vitin 2026 që do të jenë 1000 aplikime të suksesshme do të realizohet”.

Demo nënvizoi më tej se koncepti i bashkive sipërmarrëse ka për qëllim kthimin e bashkive në aktorë ekonomikë realë.

“Iniciativa për bashkitë sipërmarrëse është duke u diskutuar thellësisht me disa prej bashkive në vend. Besoj se në muajt që do të kemi para ky koncept i ri sa i përket zhvillimit ekonomik lokal dhe kthimit të bashkive në aktorë realë ekonomikë, besoj se do të marrë një formë që realisht do të sjellë ndryshime në territor”, tha Demo.

Gjatë fjalës së tij ministri foli edhe për kapacitetet vendore, ku u ndal tek nisma e Akademisë së Pushtetit Vendor.

“Kanë nisur trajnimet e para që janë fokusuar në sistemin parashkollor dhe po ashtu sa i përket procesit të menaxhimit të mbetjeve. Akademia është një iniciativë që garanton qëndrueshmërinë, sepse vetë bashkitë janë pjesë e kësaj iniciative, ku kanë përcaktuar se do të mbështesin financiarisht Akademinë e Pushtetit Vendor me 50% të financimit në tre vitet para dhe 50% është një zotim që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për ta mbështetur”, tha Demo.

Demo u ndal edhe te policia bashkiake, ku nënvizoi se “ajo do të jetë në nivel vendor pjesë e bashkive. Drafti i rishikuar, i cili është shpërndarë dhe do të diskutohet me kryetarët e bashkive, do të jetë i qartë, se ajo ku po fokusohet Ministria e Brendshme është garantimi i standardeve kombëtare sa i përket trupës të policisë bashkiake”.

Demo foli gjithashtu edhe për partneritetet akademike me universitete për të adresuar problematika specifike në territor.

“Partneritete akademike vazhdojnë dhe do të konsolidohen më tej në vitin 2026. Kemi përfshirë universitete në vend, duke marrë në konsideratë disa specifika që ka territori dhe bashki me problematika më të thella. Universitetet do t’u vijnë në ndihmë sa u përket studimeve specifike, në mënyrë që t’u japin zgjidhje këtyre problematikave dhe hapat që duhet të ndjekin bashkitë”, tha Demo.

Ministri nënvizoi se projekti kryesor është digjitalizimi i shërbimeve vendore. Ai bëri të ditur se janë ngritur grupet e punë dhe theksoi se do të rishikohen të gjitha shërbimet vendore.

“Nuk mundet të digjitalizojmë shërbime që në vetvete mund të jenë të organizuara, në mënyrë deri diku kaotike. Ne duhet t’i thjeshtojmë shërbimet dhe më pas nëpërmjet digjitalizimit të bëjmë të mundur aksesin e garantuar për qytetarët, uljen e kostos dhe rritjen e eficiencës në nivel vendor”, tha ai.

Sa i përket performancës në shërbime, Demo tha se gjatë këtij viti ka nisur puna për ndryshimin e metodologjisë së Grantit të Performancës dhe fokusimin e saj në shërbimet reale që ofrohen në territor.

“Jemi duke punuar edhe me ministri të tjera, kur flasim për vlerësimin e shërbimeve, siç mund të jetë menaxhimi i mbetjeve, duhet që garantin e performancës ta lidhim realisht me cilësinë e shërbimeve që qytetarët marrin në territor”, tha Demo.

Demo shtoi gjithashtu se procesi i integrimit do të sjellë sfida për bashkitë në vend dhe se duhet fuqizim i bashkive në territor.

I ndalur tek reforma territoriale, Demo nënvizoi se “produkti që presim nga reforma territoriale është një produkt që do t’i lehtësojë të gjitha këto sfida dhe të përgatisë bashkitë nesër që të adresojë jo thjesht sfidat që do të vijnë si rrjedhojë e procesit të integrimit, por sfidat që ka vetë territori”.

“Do të fillojmë në tur faktmbledhës në territor dhe jam i bindur se hapi i mëpasshëm do të jetë me vlerësimin e funksioneve të bashkisë. Analiza e detajuar mbi funksionet duhet të jetë absolutisht një nga elementët kryesorë që do të kemi në konsideratë, për të garantuar bashki të qëndrueshme për ata që janë sfida të Shqipërisë 2030”, tha ministri.

/Marrë nga ATSH

Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.