75-vjetori i ekzekutimit të shkencëtares shqiptare Sabiha Kasimati

Më 26 shkurt të vitit 1951 u ekzekutua shkencëtarja e shquar shqiptare, Sabiha Kasimati.


Më 26 shkurt të vitit 1951 u ekzekutua shkencëtarja e shquar shqiptare, Sabiha Kasimati.

E lindur në Edirne më 1912, vajza e një mjeku shqiptar, ajo u rrit me dashuri për kulturën shqiptare dhe evropiane. Ishte vajza e parë që ndoqi Liceun Francez të Korçës, shkëlqeu në studime dhe zotëronte disa gjuhë të huaja.

Në vitin 1936 fitoi bursë për studime në Torino, ku u diplomua me rezultate maksimale dhe mbrojti doktoraturën me temën mbi faunën e peshqve të ujërave të ëmbla të Shqipërisë. U kthye në atdhe për t’iu përkushtuar shkencës, duke u bërë pioniere e ihtiologjisë shqiptare dhe autore e veprës “Peshku i Shqipërisë”.

Pas incidentit të bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, u arrestua pa gjyq dhe u përfshi në listën e 22 intelektualëve për t’u pushkatuar. Ishte e vetmja grua në atë listë.

Natën e 26 shkurtit 1951, pranë urës së Beshirit, ajo u ekzekutua dhe u hodh në një varr të përbashkët. Vepra e saj u botua me emra të tjerë gjatë regjimit. Vetëm pas rënies së komunizmit figura e saj u rivlerësua. Në 60-vjetorin e vdekjes, u nderua me titullin “Nderi i Kombit”.

Burimi ATSH

Rama për protestën: Nuk është rastësi, duar të huaja nuk e duan Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot në lidhje me aktet e dhunës që kanë shoqëruar protestat gjatë tre ditëve të fundit…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për protestën: Nuk është rastësi, duar të huaja nuk e duan Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot në lidhje me aktet e dhunës që kanë shoqëruar protestat gjatë tre ditëve të fundit…