
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Rajonal Memorial Fier në fillim të 2026-ës
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe teknologjinë moderne në dispozicion të pacientëve.

Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale janë kryer në Spitalin Rajonal Memorial Fier vetëm gjatë fillimit të vitit 2026, duke dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin e ekipit mjekësor, si dhe standardet e larta të shërbimit të ofruara për qytetarët.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe teknologjinë moderne në dispozicion të pacientëve.
“Në Spitalin Rajonal Memorial Fier, janë kryer mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të vitit 2026 flasin për përkushtimin dhe profesionalizmin e ekipit mjekësor, me standarde të larta dhe teknologji moderne në shërbim të qytetarëve çdo ditë”, u shpreh Rama.
Spitali Rajonal Memorial Fier është investim i Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar për të gjithë rajonin e jugut të vendit.
Me një kapacitet prej 150 shtretërish, ky spital aplikon për herë të parë në vend modelin e autonomisë spitalore.
Spitali ofron shërbime në urgjencë, kirurgji, neurokirurgji, kirurgji kardiovaskulare, mjekësi interne, kardiologji, neurologji, sëmundje infektive, pneumologji, ortopedi dhe traumatologji.
Burimi ATSH


















