Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate që mund të krijohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Përrenjas.


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate që mund të krijohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Përrenjas.

Kështu deklaroi sot drejtori i AKMC, Haki Çako në një konferencë për shtyp.

Çako tha se “AKMC si institucion përgjegjës për zvogëlimin e riskut dhe koordinimin e të gjithë institucioneve në nivel kombëtar në rastin e menaxhimit dhe emergjencave civile dhe fatkeqësive natyrore është menjëherë në dijeni për problematikën e krijuar në bllokimin e aksit rrugor Librazhd-Përrenjas dhe ka komunikuar dhe vijuar kontaktet intensive me Autoritetin Rrugor Shqiptar si institucion kryesor i menaxhimit të kësaj situate duke pasur parasysh që një nga misionet kryesore të mbrojtjes civile është jeta dhe shëndeti i qytetarëve”.

“Janë vënë në dijeni dhe kemi komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mediatike apo edhe në komunikim me strukturat vendore, duke angazhuar dhe ngritur në gatishmëri të plotë strukturat e emergjencave në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar. Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile është tashmë në gatishmëri të plotë 24/7 për të gjitha nevojat që do të ketë komuniteti përreth këtij segmenti, por edhe për të orientuar dhe qartësuar saktësisht edhe lëvizjen e qytetarëve apo për të përcaktuar hotspotet e nevojshme në rastin e një nevoje tjetër që mund të dalë për shkak të bllokimit të këtij aksi rrugor”, nënvizoi Çako.

Kreu i AKMC vuri në dukje se “në dokumentin e vlerësimit të riskut të përcaktuar me akt normativ, një nga fenomenet natyrore është edhe rrëshqitja, bllokimi i rrugëve apo rënia e ortekëve dhe në këtë rast jemi në rastin e një emergjence të rrëshqitjes masive, e cila do të dojë patjetër koordinimin e të gjitha institucioneve”.

“AKMC është në gatishmëri të plotë më të gjitha institucionet në nivel qendror për çdo nevojë qoftë me Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Urgjencën Mjekësore dhe Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi për të mbështetur ARRSH-në dhe të gjitha institucionet e tjera deri në hapjen e aksesit të plotë të këtij segmenti”, tha Çako.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Marrëdhëniet me SHBA janë të shkëlqyera, partneriteti strategjik i padiskutueshëm

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Marrëdhëniet me SHBA janë të shkëlqyera, partneriteti strategjik i padiskutueshëm

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve…