Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtron iftarin e parë të këtij Ramazani

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, shtroi iftarin e parë, ku morën pjesë: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, kryetarë të komuniteteve fetare të vendit, ministra, deputetë, personalitete publike, ambasadorë, gazetarë, zyrtarë qendror e lokal, myftinj, imamë si dhe besimtarë të shumtë.


Ditën e djeshme, në ambientet e “MAK Hotel Tirana”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, shtroi iftarin e parë, ku morën pjesë: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, kryetarë të komuniteteve fetare të vendit, ministra, deputetë, personalitete publike, ambasadorë, gazetarë, zyrtarë qendror e lokal, myftinj, imamë si dhe besimtarë të shumtë.

Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe ju uroi agjërim të lehtë e të pranuar tek Allahu (xh.sh) të gjithë besimtarëve, theksoi se Ramazani nuk është vetëm një praktikë personale adhurimi, por një projekt etik dhe moral që synon formësimin e karakterit, forcimin e ndërgjegjes dhe ripërtëritjen shpirtërore e atë sociale.

Në përmbyllje, ai bëri thirrje për drejtësi, dialog, solidaritet dhe vendimmarrje të bazuar në parime, duke uruar që Ramazani të shërbejë si kohë reflektimi dhe bekimi për vendin dhe shoqërinë tonë.

Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Begaj, i cili u shpreh se me nisjen e iftarit të parë troket në vatrat tona një muaj i begatë, i cili për çdo besimtar mysliman shënon një rrugëtim të ri shpirtëror.

Më tej, të pranishmit konsumuan iftarin e parë të këtij muaji të bekuar.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, uron të gjithë besimtarët Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit!

Miratohet ligji për portet turistike dhe pastrimin e parave, Olta Rrushaj zgjidhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Seanca plenare e Kuvendit u zhvillua sot mes diskutimesh të gjera politike për çështje të qeverisjes dhe procesit të integrimit.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet ligji për portet turistike dhe pastrimin e parave, Olta Rrushaj zgjidhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Seanca plenare e Kuvendit u zhvillua sot mes diskutimesh të gjera politike për çështje të qeverisjes dhe procesit të integrimit.