Ismaili: Samiti IV i Diasporës, ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes shqiptarëve

Samiti IV i Diasporës do të zhvillohet në Tiranë në datat 13, 14 dhe 15 prill, duke mbledhur shqiptarë nga e gjithë bota në platformë të përbashkët bashkëpunimi dhe dialogu.


Samiti IV i Diasporës do të zhvillohet në Tiranë në datat 13, 14 dhe 15 prill, duke mbledhur shqiptarë nga e gjithë bota në platformë të përbashkët bashkëpunimi dhe dialogu.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi se ky samit, nën sloganin “Nga rrënjët lartësohemi”, do t’i kushtohet tërësisht diasporës shqiptare, duke synuar forcimin e lidhjeve mes saj dhe institucioneve në vend.

Gjatë tre ditëve të aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të shkëmbejnë ide me përfaqësues të lartë të qeverisë, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh, si dhe personalitete të njohura nga fusha të ndryshme në Shqipëri.

Në fokus të diskutimeve do të jenë një sërë çështjesh me rëndësi për zhvillimin e vendit, përfshirë ekonominë, zhvillimin rural, gjuhën shqipe, komunikimin, artin, kulturën, shkencën, teknologjinë dhe inovacionin.

Sipas ministres Ismaili, samiti IV i Diasporës përbën një mundësi të rëndësishme për të rritur ndërveprimin dhe bashkëpunimin mes shtetit shqiptar dhe diasporës, duke krijuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi për të ardhmen.

Ky samit synon të forcojë lidhjet me shqiptarët në mbarë botën dhe të kthejë idetë në veprime konkrete për zhvillimin e vendit.

Samiti do të ofrojë një program të detajuar me panele tematikë ku pjesëmarrësit mund të zgjedhin fusha të ndryshme interesi, duke përfshirë ekonomi, kulturë, art dhe teknologji.

Pjesëmarrësit mund të plotësojnë formularin online për të rezervuar vendin e tyre dhe për të zgjedhur panelet që i frymëzojnë më shumë.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar bashkëpunimin me diasporën dhe për të shfrytëzuar potencialin e saj për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të vendit.

Burimi ATSH

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të…