Salla: Shqetësimi për aflatoksinën M1 në qumësht trajtohet me rigorozitet, gjurmueshmëri deri në fermë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla gjatë interpelancës në Kuvend, kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe, mbi situatën e krijuar me blegtorët, pas konstatimit për mostra qumështi të kontaminuar me alfatoksinë.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla gjatë interpelancës në Kuvend, kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe, mbi situatën e krijuar me blegtorët, pas konstatimit për mostra qumështi të kontaminuar me alfatoksinë.

Salla bëri të ditur se sektori i qumështit është një segment kyç për ekonominë rurale dhe sigurinë ushqimore, por që përballet me sfida strukturore dhe fragmentarizim të lartë të fermave.

Ministri theksoi se prodhimi total i qumështit arrin rreth 1 milion ton në vit, ku një pjesë dorëzohet për përpunim, ndërsa pjesa tjetër përdoret për konsum familjar ose në njësi të vogla përpunimi. Struktura e fermave është kryesisht familjare, me një numër të vogël krerësh gjedh, duke krijuar sfida për kontrollin e cilësisë dhe gjurmueshmërinë e produkteve.

“Për ta kuptuar drejt situatën, duhet të nisim nga një realitet i thjeshtë i sektorit i qumështit në Shqipëri që është një sektor jetik për ekonominë rurale dhe për sigurinë ushqimore të vendit, por ai është një sektor ende në tranzicion dhe me sfida strukturore të trashëguara ndër vite. Ato karakterizohet nga fragmentarizimi i lartë. Shumica e fermave tona janë familjare, me 1-2 apo 3 krerë gjedhë, që prodhojnë kryesisht për konsum familjar. Vetëm rreth 4,500 ferma kanë më shumë se 3 krerë gjedh, ndërsa rreth 11,300 ferma kanë mbi 30 krerë të imta”, tha Salla.

Ai nënvizoi se legjislacioni shqiptar është i harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian dhe sistemi i kontrollit për qumështin funksionon në të gjitha nivelet – nga ferma, pikat e grumbullimit, stabilimentet e përpunimit dhe tregu.

“Gjatë vitit 2025 janë kontrolluar 262 stabilimentet dhe janë ndërmarrë masa ndaj shkeljeve, përfshirë gjoba dhe bllokim aktiviteti”, u shpreh ministri.

Salla tha se shqetësimi për aflatoksinën M1 në qumësht trajtohet me rigorozitet: analizimi i mostrave dhe masat administrative, si bllokimi i produkteve dhe gjurmueshmëria deri në fermë, sigurojnë reagim të shpejtë ndaj çdo rasti jokonform.

Ai theksoi se burimi kryesor i aflatoksinës është ushqimi i kontaminuar për kafshët, dhe kontrolli është i shtrirë përgjatë gjithë zinxhirit të prodhimit.

“Ky sektor është delikat dhe prioritet kryesor është sigurimi i ushqimit të shëndetshëm për qytetarët tanë, përfshirë fëmijët dhe familjet shqiptare. Nuk ka kompromis për sigurinë ushqimore”, theksoi ministri.

Salla bëri të ditur se, gjatë vitit 2025 janë analizuar 32 mostra për aflatoksinë M1 në qumësht, nga të cilat 13 kanë rezultuar jokonforme. “Për të gjitha rastet jokonforme, janë vendosur masa administrative, janë bllokuar produkte, konkretisht mijëra litra qumësht dhe dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, dhe është ndjekur gjurmueshmëria deri në fermë”, informoi ministri.

Në përfundim, ministri bëri apel për një proces transparent dhe bashkëpunues, duke garantuar standarde të larta dhe mbështetje për fermerët, me qëllim përmirësimin e cilësisë së qumështit dhe produkteve të tij.

Marrë nga ATSH

Nufi në Bruksel, takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në Bruksel, takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska.