Gonxhja me përfaqësues të Bankës Botërore: Synojmë turizëm me më shumë cilësi dhe vlerë për ekonominë lokale
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Grupi i Bankës Botërore, të kryesuar nga Ming Zhang, Drejtor Global për Zhvillimin Urban, Financat Nënkombëtare, Turizmin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se në takim u diskutuan hapat konkretë për orientimin e turizmit shqiptar drejt një modeli me më shumë cilësi dhe më shumë vlerë për ekonominë lokale.
Sipas tij, fokusi i bisedës ishte zhvillimi i produkteve turistike përtej sezonit veror, veçanërisht në zonat malore, sitet e trashëgimisë kulturore dhe komunitetet lokale.
Gjithashtu u trajtua rigjenerimi i destinacioneve përmes modeleve të suksesshme si programi PIUTD, si dhe sigurimi i financimit dhe mbështetjes teknike për projekte që rrisin të ardhurat dhe punësimin.
Ministri theksoi se synimi është garantimi i një zhvillimi turistik më të qëndrueshëm, me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe ekonominë e vendit.
Marrë nga ATSH