Rama: Dakordësi me banorët për vijimin e projektit TID në Durrës, verifikim disa objekteve vlerë kulturore

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në bashkinë e Durrësit një takim me banorët të cilët preken nga projekti për Transformimin e Integruar të Durrësit (TID), pas protestave të tyre.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në bashkinë e Durrësit një takim me banorët të cilët preken nga projekti për Transformimin e Integruar të Durrësit (TID), pas protestave të tyre.

Pas përfundimit të takimit që zgjati për më shumë se dy orë, në një prononcim për mediet, Kryeministri Rama tha se u dakordësuan me banorët për të çuar para projektin.

Ai theksoi se do të bëhet verifikimi i nevojshëm për disa objekte me vlerë kulturore.

Kreu i qeverisë shtoi se disa banorë do të shpronësohen dhe se do të shihen referencat e reja.

“Me 34 qytetarë të Durrësit, përfaqësues të familjeve që kanë këtë problematikë, kemi folur rreth 2 orë. Ata që kanë hallin, me ta kemi folur. Biseda ka qenë konstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje, që nuk përfaqësojnë as qytetin as qytetarët, por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, të rrjedhur nga çdolloj rruge të arsyes, krijojnë situata që janë qesharake dhe që tregojnë se ku është katandisur ajo parti”, u shpreh Rama.

“Sa i përket problemit të vërtetë, kemi rënë dakord se si do të shkojmë përpara, qoftë me atë verifikimin e nevojshëm për objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Do të ketë prishje, nuk do të ndalet, por do të bëhet verifikim për disa shtëpi që pretendohet se janë trashëgimi kulturore dhe disa shtëpi që nuk kanë marrë regjistrimin në hipotekë. E kemi diskutuar edhe çështjen e çmimit dhe do të duhet të shohim referencat e reja”, tha Rama.

Kreu i qeverisë mbërriti në bashkinë e qytetit në orët e para të ditës, i pritur nga kryetarja Emirjana Sako.

Nga projekti preken 74 familje dhe prej disa muajsh banorët protestojnë duke kërkuar pezullimin e projektit dhe rivlerësim të pronës në çmimin real të tregut të pasurive të paluajtshme në qendrën e Durrësit ku ata banojnë dhe ushtrojnë aktivitet.

Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh.

Projekti për Transformimin e Integruar të Durrësit synon rigjenerimin urban të zonave të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne, por procesi i zbatimit ka hasur në kundërshti dhe shqetësime nga komuniteti lokal.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e…