Rama: Sistem i besueshëm rekrutimi dhe karriere për inspektorë

Kryeministri Edi Rama, nënvizoi sot dosmodoshmërinë e një sistemi rekrutimi dhe karriere për inspektorët.


Kryeministri Edi Rama, nënvizoi sot dosmodoshmërinë e një sistemi rekrutimi dhe karriere për inspektorët.

Në takimin me drejtuesit e inspektorateve, me praninë e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, Rama tha se duhet të nisë një fazë e re e reformës së sistemit të inspektimeve.

“Kemi kaluar 30 e kusur vite në këtë proces, tani jemi në kushtet kur mund themi siç kemi bërë me Doganën ku ka një stabilitet të konsoliduar, pavarësisht problematikave që mund të ketë, siç po bëjmë me shërbimin civil ku nuk mund të hysh pa konkurs, pa kohën e provës se ke edhe një garanci që nuk mund të të heqin dot nga puna se kështu i teket njërit apo tjetrit, duhet të jetë edhe me inspektorët”, tha Rama, ndërsa theksoi se kjo kërkon trajnim të detyrueshëm, standard etik të unifikuar dhe kërkon që sistemi i rekrutimit dhe i karrierës të jetë i besueshëm.

Rama tha se i duhet dhënë mundësia për të punuar dikujt, që të jetë i patrazuar nga frika se do lëvizë, po nga ana tjetër dhe ta meritojë atë gjë që i jepet.

Sipas kreut të Ekzekutivit, aktualisht ka një numër shumë të lartë inspektimesh, të cilin Rama e etiketoi si “katastrofik”.

“Sistemi duhet të bazohet te inspektime që kanë të gjitha së bashku sensin e frikës që ruan vreshtin në kuptimin e mirë të fjalës dhe aty ku bëhen shembuj, një shembull duhet të vlejë për shumë të tjerë. Jo inspektime në pafundësi që nuk vlejnë për asgjë, krijojnë tension, stres, rrëmujë”, tha Rama.

“Format e inspektimit duhet të bazohen të risku, ku është risku dhe çfarë kërkojmë të arrijmë. Harmonizimi me Tatimet është shumë i rëndësishme, pasi tatimet kanë proceset e tyre, por edhe ato nuk duhet të jenë të mbivendosura. Duhet të ketë një sens të qartë racionalizimi”, pohoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës: Instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës: Instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me…