Rama: Poli i Drejtësisë, investim i jashtëzakonshëm i buxhetit

Kryeministri Edi Rama, gjatë një dëgjese me përfaqësues të sistemit të drejtësisë për programin e konkursit për Polin e Drejtësisë, deklaroi se sistemi i drejtësisë është ende i ri dhe se kërkon kohë për t’u kolauduar.


Kryeministri Edi Rama, gjatë një dëgjese me përfaqësues të sistemit të drejtësisë për programin e konkursit për Polin e Drejtësisë, deklaroi se sistemi i drejtësisë është ende i ri dhe se kërkon kohë për t’u kolauduar.

Gjatë diskutimit, ai është fokusuar veçanërisht te procesi i shpronësimeve, duke theksuar se një nga shqetësimet kryesore është menaxhimi i fondeve që do të përdoren për këto shpronësime.

Rama ka kërkuar që gjyqtarët të mos ngrenë nivelin e dëmshpërblimeve për ata që preken nga shpronësimi.

Ai u shpreh se nuk duhet të rriten shumat e dëmshpërblimeve, pasi janë para që mund të shfrytëzohen për të përmirësuar qoftë dhe pagat, një kërkesë e ardhur së fundmi nga sistemi gjyqësor.

“Shpresoj që gjykatësit që do të trajtojnë shpronësimet, mos t’i japin dorës për t’i rritur dëmshpërblimet, siç bëjnë zakonisht, sepse në fund të fundit janë të njëjtat para që kërkohen për të rritur pagat dhe për të ndërtuar qendrën e re të drejtësisë. Nuk është se janë shumë arka shteti, dhe një arkë nuk afekton tjetrën; është një arkë e vetme”, u shpreh kryeminsitri.

Sipas tij, sot janë krijuar disa mundësi që nuk ishim para 10 apo 5 vitesh.

“Nga pikëpamja e volumit të investimit, ky është një investim i jashtëzakonshëm. Është shumë i madh si financim, po të marrim parasysh shpronësimin, investimin dhe mobilimin për ta bërë atë vend ku çdo prokuror e gjykatës, kur të hyjë, të ndihet njeriu më i nderuar i kësaj republike. Qoftë edhe kur sheh muret, t’i thonë atij apo asaj: je i privilegjuar nga ky shtet, e kjo republikë, sepse është privilegj të punosh këtu”, u shpreh Rama.

Disa vendime të ndërmarra së fundmi nga gjykatat në vend, Rama i cilësoi si surpriza por që vijnë nga fakti se sistemi i drejtësisë është ende në fazën e rritjes dhe kërkon kohën e vet për t’u kolauduar.

“Do të bëjmë një sforco të madhe, sepse për ne është një përpjekje që nuk ndalet dhe nuk kthehet mbrapa, pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por ato janë pjesë e jetës dhe e proceseve tuaja të brendshme dhe e rritjes së një sistemi të ri që kërkon kohën e vet për t’u kolauduar”, u shpreh Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…